TIRANE-Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e procedurës së pranimit të në kategorinë e ulët drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, për vitin 2018. Në vendim theksohet se numri maksimal i pozicioneve është 61 për kategorinë e ulët drejtuese. Ndërsa pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues janë gjithsej 10.
Vendimi i qeverisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Për vitin 2018, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.
2. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, është 61 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese.
3. Pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues, gjithsej 10, përcaktohen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Po ne qe kemi ngren buk me 10 parti mund te kandidojme nga LGBT.Flm per mirkuptimin.
Përgjigju