Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, fondi limit 392 mln euro, 15 kompani shprehin interes! Rama: Impakt në ekonomi, edhe bazë ushtarake të NATO

30 Korrik, 10:23| Përditesimi: 30 Korrik, 13:54

  • Share

DURRËS- Gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano të Durrësit është hapur dhe 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes. Ky është një ndër projektet më të rëndësishme për vendin tonë, që pritet të sjellë impakt të lartë në ekonomi. Faza e tenderimit do të zgjasë 45 ditë dhe në muajin mars ose prill pritet nënshkrimi i kontratës fituese.

Kryeministri Rama tha se me këtë projekt jo vetëm që do t’i japin një hov zhvillimi qytetit të Durrësit, por do i transformojnë edhe imazhin. Për kreun e qeverisë, zhvendosja e portit tregtar në periferi i jep zgjidhje një plage mjedisore në qytetin bregdetar të Durrësit.

“E shkuara jonë është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytet. Një plagë mjedisore, një plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për perspektivën dhe imazhin, por edhe një plagë në aspektin socio-ekonomik, se gjithë ajo rrëmujë e kaos ka qenë një zonë e errët e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale. Largimi i portit tregtar nga qendra e qytetit dhe vendosja këtu, tërësisht me një tipologji, me karakteristika dhe përmasa të reja është hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit, por edhe në historinë e ekonomisë sonë kombëtare”, tha Rama.

Një investim të rëndësishëm e cilësoi edhe për sigurinë kombëtare, pasi porti i ri i Durrësit do të shërbejë si bazë ushtarake për NATON.

"Do të jetë një port që do të impaktojë sigurinë tonë, sepse siç e ka para parë grupi i projektimit dhe siç na ka udhëhequr Eriku në këtë proces, do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake, jo thjesht të re në kuptimin një tjetër bazë në Mesdhe në numër, por një bazë të re ushtarake me parametra optimalë", tha Rama. 

Megjithatë, për 15 kompanitë në garë, 5 prej tyre më prestigjiozet, kryeministri Rama u kujdes që paralajmërimin ta kishte të qartë.

"Më vjen shumë mirë që ndër kompanitë e interesuara, ne kemi 5, edhe 5 kompanitë e listuara, si 5 më të mëdha në botë që tregon se çfarë interesi ka ky port, por historia e zhvillimit të porteve që ne e kemi mësuar për shkak të detyrës ka treguar që nëse këto kompani “gjejnë shesh”, “bëjnë një përshesh” aq të madh sa atë shumën në fillim të tenderit ta çojnë dyfish, trefish, katërfish pa asnjë problem nëse ti nuk ke peshkatarë peshkaqenësh në tokë. por mos harroni që nuk keni vetëm ne mbi kokë, por keni edhe peshkatarët holandeze. Harrojeni peshkaqenin, atë shkoni bëjeni në ndonjë vend tjetër jashtë Europës ku ka plot porte që ndërtohen", vijoi Rama. 

Royal Haskoning do të jetë kompania holandeze e cila në partneritet ne qeverinë shqiptare do të mbikëqyrë të gjithë procesin që nga gara ndërkombëtare deri tek punimet që do të bëhen në port.

Ndërtimi i portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të përfundojë brenda vitit 2028. Kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore, fondi limit është 392 milionë euro. Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohet porti turistik.

Projekti për ndërtimit e portit të ri në Porto Romano
Procesi i tenderit:

Fondi limit 392 milion euro.
Vlerësimi për fazën e dytë të tenderimit 
50% çmimi
50% teknika dhe kualiteti.
Programi për tenderin:
Faza1: Faza e parakualifikimit, 45 ditë.
Faza2: Përgatitja e tenderit
Faza3: Firmosja e kontratës.
Kompleksi ose kontrata numër 1:
Do ketë 2 mole.
Moli verior 1000 m i gjatë (do të mbajë bazën detare të Natos).
Moli jugor 500m i gjatë.
Muri kyc që do të vendosen strukturat dallgë pritëse.
Terreni ekzistues do të rritet deri në 5 metra.
Në pjesën hyrëse të portit do të jenë: Porta hyrëse, zyrat e administratës, nënstacioni, cisternat e ujit, impiantin për përpunimin e ujërave të ndotura.

Projekti i portit tregtar në Porto Romano

Lajm ne përditësim....

Ora 12:19
Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Është hapur gara për tenderin e ndërtimit të porit të ri tregtar në Porto Romano. Pasi kompania e njohur holandeze RoyalHaskonening ka përfunduar fazën e studimit të fizibilitetit dhe projektimit, fondi limit për ndërtimin e veprës së re do të jetë 392 milionë euro.

Faza e tenderimit do të zgjasë 45 ditë dhe në muajin mars ose prill pritet nënshkrimi i kontratës fituese.

Ndërtimi i portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të përfundojë brenda vitit 2028. Kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore do të jetë 392 milionë euro. 

Ora 11:19
Hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent! Monitoroheni nga holandezët, dashuria u kalon përmes llogarive

Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, me një batutë me holandezët, duke i kujtuar se për ta dashuria kalon përmes llogarive. 

 Kam vënë re se Shqipëria i bën të gjithë të bien në dashuri e dashuria i shtyn në disa xhelozira të çuditshme. Kur bie në dashuri dhe një holandez që nuk shquhen për rënie në dashuri. Dashuria e holandezëve kalon përmes llogarive, duke qenë tregtarët më të mëdhenj të botës e magjistarë që përmes tregtisë kanë bërë një vend aq të suikseshëmë për nga ekonomia e të ardhurat dashurinë e kanë pasur të dytën e u ka kaluar përmes llogarisë.

Kryeministri tha se procesi do të jetë transparent ndërsa për holandezët kujtoi se do të jenë më të vështirët për ti bindur në procesin e integrimit në BE. 

Ka qenë e rëndësishme mbështetja e qeverisë (holandeze) përmes ambasadorit të Holandës. Ka qenë dhe shumë e rëndësishme për mua e për ne, se Holanda është vendi më rigoroz kur vjen fjala për të pranuar progresin e tjetrit. Më i vështiri. Dihet botërisht. Kush do të hyjë në BE-në llogarinë  e fundit e ka me holandezët. Të tjerët edhe emocionohen.

Fakti që ne këtu kemi ekselencën holandeze tregon se kur vjen puna për kompanitë holandeze, e forcat holandeze që vijnë këtu Shqipëria është vend perfekt hajdeni. Këtë e dëgjojmë nga qeveria e ambasadori e për ne është vlerësim.

Sot mu kujtua që ky proces me kompanitë ka nisur 1 vit e kusur më përpara në Pallatin e Kongreseve ku prezamtuam idenë e 40 kompani ishin aty me grupet e tyre për të ndjekur këtë proces. Këtu sot janë 15 përfaqësues të kompanive që kanë ardhur për të dëgjuar. Tenderi ndërkombëtar është i hapur në portal, merreni me seriozitet.

“Do të jetë një proces absolutisht transparent por mos harroni  nuk keni vetëm ne mbi kokë por dhe peshkatarët holandezë. Zgjidheni që në fillim bëni delfinin të fitojnë të gjithë palët, harroni peshkaqenin, atë bëni në një vend jashtë Europës ku ka plot porte që ndërtohen”

Ora 11:19
Hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent! Monitoroheni nga holandezët! Lërini peshkaqenët, bëhuni delfinë

Ora 11:10
Rama batuta me kompanitë e interesuara për ndërtimin e portit në Porto Romano: Nga peshkaqenë do iu kthejmë në delfinë, të na japin spektakël

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin ku njoftua hapja e garës për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano të Durrësit. 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes për ndërtimin, ndërsa 5 prej tyre Rama tha se janë kompanitë me prestigjioze në bote.

Me batuta, kryeministri Rama tha se këto kompani nga peshkaqenë do i kthejnë në delfinë, që në fund të japin spektakël.

"Për më tepër ky projekt ka një garanci shumë të madhe, garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyer që ka bota, Royal Haskoning DHV. E krijuar në 1881 dhe në 100 vjetorin ka marrë nga kurora mbretërore, ka marrë edhe titullin mbretëror Royal. Ka sjellë për ne mundësinë që të kemi një nga mjeshtret më mbresëlënës të botës së inxhinierisë. Do jetë partneri për të mbikëqyrur procesin te punimet që do bëhen në port. Deti ka shumë lloje speciesh dhe dihet që specia më e frikshme është peshkaqeni. Kompanitë që ndërtojnë porte janë peshkaqenët e tokës. Ndër kompanitë e interesuara, kemi edhe 5 kompanitë më të mëdha në botë dhe tregon se çfarë interesi ka ky port, por historia e zhvillimit të porteve ka treguar se nëse këto kompani gjejnë shesh, bëjnë një përshesh aq të madh. Sa atë shumë në fillim të tenderit ta çojnë 2-3-4 fish nëse t’i nuk ke peshkatar peshkaqenësh. Royal Haskoning DHV na ka sjellë fiks peshkatarin e duhur për ti mbajt peshkaqenët brenda rrethit të rregullave dhe parashikimeve. Nga peshkaqen do ti bëjmë delfinë që do na japin spektakël në fund, të gjithë do dalin të fituar dhe lumtur. Ata dinë ta bëjnë dhe delfinin, por po i le janë menjëherë peshkaqenë, kjo është bota", tha Rama. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taku: 30/07/2024 19:03

    Po he mo KM dihet qe do ta fitoje Kastrati. Kot ben tender ne mes te gushtit se i le robt pa pushime.

    Përgjigju
  • Zakarel: 30/07/2024 11:14

    Po digjet shqiperia nga te katerta anet dhe ty tu beka vone per portin si krim mjedisor ???????? do dali e verteta shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?