Kronikë
Top 24

Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm/Kreu i KLP: Do e kemi emrin para korrikut

1 Prill 2019, 11:27| Përditesimi: 2 Prill 2019, 10:37

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për kryeprokurorin e Përgjithshëm. Në garë për këtë post është edhe kryeprokurorja Arta Marku. Mësohet se Pokrurorët kandidatë për këtë post kanë 30 ditë afat për të paraqitur dokumentet e tyre.

Kreu i KLP Gent Ibrahimi deklaroi në mbyllje të mbledhjes së komisionit se emrin e Kryeprokurorit të Përgjitshëm përpara korrikut ndërsa proceurat për SPAK do të varen nga ecuria e vettingut të kandidatëve.

"Rregulloret përkatëse që parashikojnë kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve dhe procedurat që do të ndjekim në për t'i përzgjedhur ata janë botuar në fletoren zyrtare ditën e premte. Brenda të premtes së kësaj jave fillon puna për shqyrtimin e kandidaturave të SPAK që do të zgjase rreth 40 ditë.

Ne sot do të shpallim thirrjen për ata që duan të aplikojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm nis periudha e pritjes për kandidaturat.Sot e shpallim thirrjen. Brenda 30 ditësh do mblidhen kandidatët.

Cdokush që do të përzgjidhet në treshen e kandidaturave, është një pozicion që nuk ka shumë nevojë për shumë komente. Ne bëjmë përzgjedhjen e tre kandidaturave dhe përzgjedhja bëhet në Kuvemd.

Emrin do e kemi brenda korrikut. Për SPAK-un hapat janë pak më të paparashikueshëm sepse lidhet me procedurat e vettingut", u shpreh Ibrahimi.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në mbledhjen e kësaj të hëne KLP zgjodhi edhe komisionin që do të vlerësojë aftësitë e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për SPAK, ku sipas Ibrahimit ky proces do të nisë brenda javës.

Në këtë mbledhje u caktuan edhe dy drejtuesit e komanduar në prokurorinë Lushnje Arben Dyla dhe Violeta Shkurta në Fier të cilët zëvendënsojnë të shkarkuarit nga vettingu.

Komento

Komente

  • Rrema: 01/04/2019 21:53

    Nga ana profesionale lë për të dëshiruar. 1 vit nuk ka bere asgjë, edhe pse ka pasur mbështetje.

    Përgjigju
  • Populli: 01/04/2019 11:42

    Znj.Arta Marku e meriton plotesisht mandatin 7-vjecar,si nga ana e pastertise se figures dhe nga ana profesionale,grua me kembe ne toke dhe teper e thjeshte,asnje lidhje me Ina Ramen qe dilte per te sfiluar para kamerave.

    Përgjigju
    • Shkodra: 01/04/2019 19:13

      Kjo eshte plotesisht e vertete. Ky eshte nder personat e paket me integritet te larte ne radhet e prokurorise. E meriton plotesisht postin e Prok. Pergjithshem.

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?