Foto Ilustruese

Kronikë

Hapet gara, shpallet konkursi i tretë 'Infermierë për Shqipërinë'

11 Dhjetor 2018, 12:57| Përditesimi: 11 Dhjetor 2018, 13:11

  • Share

Tiranë, 11 Dhjetor - Në kuadër të konkursit të tretë “Infermierë për Shqipërinë”,  Është hapur gara  ku çdo  infermier i liçensuar mund të aplikojë në platformën online për të konkuruar në një vend pune në sistemin shëndetësor publik.

Njoftimi vjen nga Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale e cila fton të gjithë infermierët e licensuar të aplikojnë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”,  për të fituar me meritë vendin e punës në sistemin shëndetësor publik.

Konkursi është i hapur për 12 qarqet e vendit dhe afati i fundit i aplikimit është data 31 Dhjetor 2018!

Fituesit që janë në listë pritje do të vijojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurimi I radhës. Të gjithë fituesit do të pozicionohen sipas pikëve të marra. Të gjitha hapat e konkursit dhe shpallja e listave do të bëhet transparente në platformën on-line “Infermiërë për Shqipërinë”

Për më shumë rreth mënyrës së aplikimit në platformën online dhe rregullat e konkurimit lexoni në linkun e mëposhtëm.(Lexo këtu)

Komento

Komente

  • Infermieri Gjermani: 11/12/2018 13:29

    Po po ke të drejtë, prit dhe pak se do na kërkoni me qiri aty. Me 300 mijë lekë rrogë nuk jeton as qeni, flm Gjermanisë 2000€ dhe me dinjitet në vendin e punës, jo si aty qe trajtoheshim si kafshë se nga shteti dhe nga populli.

    Përgjigju
    • Liliana: 26/06/2019 16:44

      Kur hapet konkursi per infermjere?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?