Gjykata e Elbasanit

Hapet gjykata e Elbasanit por dalin 6 punonjës me 'COVID-19', probleme në Vlorë, sekretarë e dy gjyqtarë dalin të infektuar

2 Nëntor 2020, 14:31| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 14:34

  • Share

Virusi pandemik “COVID-19” ka sjellë probleme në gjykimin e dosjeve civile dhe penale në gjykatën e Vlorës dhe Elbasanit. Pikërisht gjykata e Elbasanit, e cila sot hapi dyert për qytetarët, sërisht që ditën e parë pati probleme me funksionimin për sa i përket organizimit të punës së zhvillimit të gjyqeve, pasi tashmë rezultojnë të prekura 6 sekretare.

Proceset gjyqësore nuk mund të zhvillohen pa praninë e sekretareve gjyqësore dhe për pasojë sot puna ka mbetur në vend numëro, për sa i përket zhvillimit të gjyqeve. Ndërkohë edhe në prokurorinë e Elbasanit, janë vërejtur probleme me virusin pandemik “COVID-19”, ku dy sekretare janë prekur nga ky virus.

Gjithashtu në gjykatën e Vlorës, janë konstatuar probleme me zhvillimin e proceseve gjyqësore, pasi 6 punonjës të kësaj gjykate, mes të cilëve dy gjyqtarë janë prekur nga virusi pandemik “COVID-19”. Kjo situatë e paprecedentë ka sjellë akumulimin e çështjeve civile dhe penale, duke krijuar probleme me afatet dhe zgjatjes së gjykimeve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?