Java Kulturore Saudite në Shqipëri u hap mbrëmjen e djeshme, zyrtarisht në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke shënuar fillimin e një programi pesë-ditor kulturor që do të zgjasë deri më 20 Shtator. E organizuar nga Ministria e Kulturës e Arabisë Saudite dhe Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit e Shqipërisë dhe me pjesëmarrjen e disa institucioneve kulturore, ngjarja demonstroi se kultura shërben si një urë për shkëmbim domethënës dhe dialog.
Edicioni i këtij viti përfshin një pavion të dedikuar, në përputhje me shpalljen e vitit 2025 nga Mbretëria si “Viti i Artizanatit”, duke nxjerrë në pah rëndësinë e artizanatit tradicional si një shprehje thelbësore e identitetit kulturor saudite. Një pavion shtesë që shfaq artizanatin lokal do të përfshijë dhjetë mjeshtër sauditë që demonstrojnë artizanate tradicionale si Al-Qatt Al-Asiri, endje tekstili, punim enësh prej balte, thurje me gjethe palmash dhe punime druri-shumë prej të cilave janë të njohura nga UNESCO si elemente të trashëgimisë jomateriale. Pavionet festojnë dhe prezantojnë këto praktika të lashta, duke ofruar vizitorëve mundësinë të angazhohen drejtpërdrejt me trashëgiminë kulturore të Mbretërisë.
Gjatë ditës, pjesëmarrësit eksploruan ekspozita interaktive që përfshinin kaligrafi arabe, modë tradicionale dhe artizanate kulturore. Përvojat kulinare ofruan specialitete rajonale dhe kafe saudite të shërbyer në mënyrë tradicionale, duke i dhënë vizitorëve një pamje të mikpritjes saudite. Një instalacion multisensorial kombinonte motive artistike saudite dhe shqiptare në një vepër arti në shkallë të madhe, shoqëruar me një skenë tingujsh që përfshinte ritmet e Al-Ardah dhe muzikën tradicionale shqiptare si Valle dhe Kaba. Një dyqan i menaxhuar nga studentë ofroi suvenire artizanale të frymëzuara nga dizajnet tradicionale saudite, duke lejuar vizitorët të merrnin një kujtim të prekshëm nga ngjarja.
Programi përfshiu premierën e serisë muzikore të titulluar “Saudi Trouq Meets the World”, një koncert bashkëpunues që bashkoi muzikantë sauditë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë në një festë të ritmit dhe harmonisë ndërkulturore.
Vizitorët gjithashtu morën pjesë në panele letrare me autorë sauditë, shfaqje filmike dhe punëtori në fusha të ndryshme kulturore. Një pavion i veçantë prezantoi audiencën me qytetin Taif, i njohur si Qytet Kreativ i Letërsisë nga UNESCO, duke nxjerrë në pah trashëgiminë e tij letrare dhe zërat bashkëkohorë.
Programi vazhdoi me fjalën përshëndetëse të Ambasadorit të Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal bin Ghazi Hifzi, si dhe me fjalën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të cilët theksuan rëndësinë e kësaj ngjarjeje për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gonxhja theksoi se kjo javë kulturore përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të zbuluar thellësinë e kulturës saudite dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushat e kulturës, turizmit dhe arsimit. Ai përmendi rëndësinë e përbashkët të zhvillimit kulturor dhe ekonomik dhe vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1992.
“Javët Kulturore janë pikërisht kjo: një laborator ku miqësia përkthehet në përvojë dhe shije të përbashkët. Ky instalacion imersiv është një nder, një kureshtje, një shtysë shumë e madhe për bashkëpunime të mëtejshme. Na jep mundësinë të lidhim marrëveshje me një vend që është ekspert dhe eksperimentues, po aq sa është rojtar i epur i traditës.
Turizmi është kapitulli tjetër i madh. Shqipëria, sot me mbi 10 milionë vizitorë në vit, është duke u bërë një destinacion i rëndësishëm mesdhetar ndaj dhe Arabia Saudite me Vision 2030, ku po investon miliarda për ta bërë turizmin një motor të ekonomisë së saj, vjen plot me shembuj suksesi për t’u ndjekur.
Uroj që bashkë skuadrat tona të mund të ndërtojmë ura të reja: nga projektet për restaurimin e monumenteve dhe muzeve, te festivalet kulturore, shkëmbimet artistike, programet për studentë dhe sipërmarrës të rinj. Mund të mësojmë nga përvoja e tyre në zhvillimin e projekteve kulturore mega-dimensionale dhe të ndajmë me ta bukurinë e trashëgimisë sonë”, u shpreh Blendi Gonxhja.
Ambasadori Faisal bin Ghazi Hifzi vuri në dukje trashëgiminë kulturore të pasur të Arabisë Saudite, diversitetin e saj artistik dhe rolin e Vision 2030 në promovimin e kulturës si urë për dialog ndërkulturor. Ai falënderoi qeverinë shqiptare për mikpritjen dhe theksoi se kjo javë kulturore do të shërbejë si një mundësi për njohje më të thellë dhe afrimitet kulturor midis dy vendeve.
“Kjo javë kulturore, me ekspozitat, shfaqjet artistike dheprogramet muzikore e tradicionale që sjell, hap një dritaredrejt një kulture autentike të orientuar kah e ardhmja. Ajomishëron Vizioni 2030 të Mbretërisë së Arabisë Saudite, që e ka shpallur kulturën si një nga shtyllat themelore të zhvillimitdhe si një urë për dialogun ndërkulturor, duke ndërtuar uramiqësie mes popujve. Po ashtu, më lejoni të përcjell përshëndetjet dhe vlerësimin e Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Shqipërisë – për Qeverinë dhe popullin e saj mik - përmikpritjen bujare të këtij aktiviteti dhe partneritetin e frytshëmme Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë në realizimin e tij”, tha Ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri
Java Kulturore Saudite në Shqipëri u hap me një program të gjallë që pasqyron përkushtimin e Mbretërisë për të festuar trashëgimininë kulturore dhe dialogun kulturor global.
Java Kulturore e Arabisë Saudite do të jetë e hapur falas për publikun.
Komente
