Ditën e sotme është hapur kantieri për ndërtimin e urës së re të Tapizës.
Lajmin e bëri me dije ministrja e Energjitikës Belinda Balluku, e cila theksoi se aktualisht po punohet për ndërtimin e një bypass-i provizor i cili do të shpërbejë për qarkullimin e automjeteve gjatë kohës që do të realizohen punimet.
Balluku gjatë inspektimit të punimeve ishte e shoqëruar nga drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho.
'Nuk do të ketë asnjë problem për trafikun. Mjetet do të kalojë në këtë rrugë të re dhe di të prishet ura e vjetër dhe do të ndërtohet ura e re. Jemi për të treguar mënyrën sesi do të aksesohet hyrja Tiranës për të evituar trafikun.
ARRSH në një bashkëpunim shumë të mirë që kemi pasur, kemi arritur të skanojmë gjithë situatën e urave në Shqipëri të cilat janë ndërtuar para 50 viteve të fundit. Pjesa më e madhe urave të dëmtuara ndodhen në zonën e Veriut. Përfitojmë nga rasti se për pak ditë do të kalojmë trafikun nga bypass-it i ri.'- tha Balluku.