Kronikë

Hapet laboratori i ri te ‘Mbretëresha Geraldinë’, Manastirliu: Do kryhen rreth 160 lloje analizash! Në tetor hapen 8 të tjerë

16 Gusht 2021, 11:16| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 11:54

  • Share

TIRANË- Në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë' hapet laboratori i ri që do të shërbejë për kryerjen e rreth 160 lloje të ndryshme analizash. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të maternitetit, teksa tha se në të gjithë spitalet publikë te vendit, janë vënë në funksion 10 laboratorë nga 18 gjithsej.

Për 8 laboratorët e tjerë që nuk janë vënë akoma në punë, ministrja u shpreh se synimi është që të vihen në funksion brenda muajit tetor.

"Në një kohë të shpejtë jemi shtrirë në 10 laboratorë publikë, ndërkohë që janë 18 në të gjithë spitalet, të cilat përfshihen në këtë projekt të madh dhe që padyshim do të arrijmë, besoj brenda shtator-tetorit, t’i përfundojmë të 18 këto laboratorë publike, në mënyrë që të kenë mundësi që të ofrojnë me standarde dhe cilësi gamën e gjithë analizave laboratorike", tha Manastriliu.

Manastirliu tha se laboratorët e rinj nuk do të jenë ndihmë vetëm për pacientët, por edhe për vetë mjekët nisur nga fakti që këto laboratorë janë të përfshirë në një sistem digjitalizimi, ku ruhen të gjitha analizat e kryera për pacientët dhe mjeku ka informacionin e plotë për ta.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?