Hapet mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe në Athinë ‘Kostandin Kristoforidhi’, Gledian Llatja për Report Tv: Do të mësojnë 30 nxënës

24 Maj, 19:06| Përditesimi: 24 Maj, 19:46

  • Share

Në universitetin ‘New York’ të Athinës është hapur mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe, e cila quhet ‘Kostandin Kristoforidhi”.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.

Llatja u shpreh, se në këtë mësonjëtore rreth 30 nxënës do të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqipe dhe ka qenë kërkesë e shqiptarëve që jetojnë në Athinë.

“Jemi këtu sot, ku do të hapet mësonjëtoren ‘Konstandin Kristoforidhi’ në universitetin Neë York të Athinës. Janë rreth 30 nxënës që do të mësojnë shqip dhe po ashtu do të mësojnë edhe rreth kulturës shqiptare. Është e nevojshme që të mësohet gjuha shqipe e pandarë nga kultura dhe nga tradita shqiptare. Hapja e mësonjëtores jam i bindur se ka qenë kërkesë e të gjithë shqiptare që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe”, tha ai.

Teksa përmendi faktin se janë hasur vështirësi në hapjen e mësonjëtores, Llataj u shpreh se hapja e saj ishte e nevojshme.

Ai theksoi se edhe nga e shoqatat shqiptare kulturore është bërë një punë e madhe, pasi sipas tij ato nuk kanë reshtur së bëri aktivitete.

“Ka pasur pak vështirësi, por shoqatat tona kulturore nuk kanë reshtur duke bërë aktivitete dhe tashmë ishte nevoja për të hapur këto mësonjëtore në gjuhën shqipe. Janë të vendosura në struktura private dhe e mira është se shoqatat tona, kanë arritur që të marrin dokumentacionin ligjor që të hapen këto kurse”, tha ai.   

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?