Hapet Muzeu Etnografik i Krujës, priti 10 mijë vizitorë brenda 3 muajve

6 Tetor, 16:26| Përditesimi: 6 Tetor, 16:58

  • Share

I ndodhur në një banesë të ndërtuar në vitin 1764 Muzeu Etnografik i Krujës i rikthehet vizitorëve, pas dy vitesh që ju nënshtrua restaurimit. Ky muze mbetet një nga vendet më të vizituara në qytet, këtë e tregon dhe numri i lartë i vizitorëve, ku nga korriku e këtej muzen e kanë vizituar rreth 10.000 vizitorë, vendas dhe të huaj

“Para dy muajsh ky muze hapi dyert për vizitorët  pas një rijetëzimi që ju bë . deri tani për afro dy muaj kanë qenë mbi 10. 000 vizitorë. Turistët kanë një ndjesi të veçantë kur e vizitojnë këtë muze, pasi shohin objekte të cilat i kanë pasur dhe nga vendet ku ata vijnë duke i kthyer atyre kujtime. Në muze ndodhen objekte me vjetërsi  100-500 vjeçare dhe është një ndër muzetë më të pasur në Shqipëri”, tha Nurmir Ricaj, përgjegjës i muzeut etnografik Krujë.

Ndërthurja e historisë, kulturës dhe traditës e bën tërheqës këtë muze për vizitorët.

“Muzeu ndodhet në një banesë origjinale dhe ka 2060 vite pra është i vitit 1764. Është dy kate si bamesë  të stilit  çardak. Është i ndarë në disa ambjente, në katin e parë  të banesës janë të gjitha zehjet ndërsa lart ambjente banimi që tregonin mënyrën e jetesës”, tha ai.

Vlerësimet që japin vizitorët për këtë muze  janë të ndryshme dhe mbresëlënëse.

“Ne jemi nga se Norvegjia kemi ardhur këtu pr të parë muzeun  është shumë i bukur është hera e parë që vijmë këtu”, tha një vizitor.

"Unë quhem Hatia , jam këtu me burrin  jemi në Tiranë ka pak ditë  dhe sot erdhëm ne Krujë për të vizituar kështjellën  dhe këtë muze që është shume i bukur. Jemi të impresjonuar  kemi parë videot dhe ilustrimet në mur”, tha një tjetër.

Muzeu ka një staf prej 5 punonjësish  të cilët janë të kualifikuar dhe të përkushtuar  duke pritur dhe përcjellë turist nga e gjithë bota.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?