Muzeu 'Shtëpia e Arbëreshëve'

Hapet në Krujë ‘muzeu i Arbëreshëve’, Rama ndan pamjet: Hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash

24 Nëntor 2023, 08:05| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 08:15

  • Share

Në Krujë do të hapet një muze kushtuar arbëreshëve të Italisë të cilët ndër shekuj ruajtën gjuhën dhe traditat arbërore.

Rama ka ndarë pamjet nga muzeu që do quhet “Shtëpia e Arbëreshëve”, ku do të paraqiten simbolet e ruajtura nga ata që prej shekujsh më parë kur u larguan nga Shqipëria, ‘Arbëria’ e asaj kohe.

“Mirëmëngjes, dhe me imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama në facebook.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 24/11/2023 10:35

    Pse ne Kruje ? Arbeteshet jane kryesisht toske dhe ky muze duhet te behej ne Sarande ose Gjirokaster. Aq me teper qe nje pjese e tyre vjen nga Morea (Peliponezi).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?