Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë është drejt përfundimit dhe pritet të hapet në Maj. Rruga panoramike pritet të sjellë zhvillim të rëndësishëm në turizëm dhe ekonomi.
Aksi i vjetër Shëngjin Velipojë është 66 km që zgjat një orë e 20 minuta, ndërsa me rrugën e re, shkurtohet distanca në vetëm 14.8 kilometra që përshkohet për 20 minuta.
Banorët shprehen rruga e re do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë numrin e turistëve dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e bizneseve lokale.
Aksi panoramik ruan peizazhet natyrore të plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit dhe Lagunës së Vilunit, duke e kthyer zonën në një destinacion tërheqës turistik.
Investimi ka sjellë rritje të ndjeshme të vlerës së pronave, ndërsa pritet të nxisë investime të reja në fushën e turizmit dhe hotelerisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të dy bashkive, Lezhës e Shkodrës.
Komente
