Sociale

Hapet në Maj! Shihni si duket Rana e Hedhun dhe Laguna e Vilunit nga rruga e re panoramike ‘Shëngjin-Velipojë’ (video)

6 Mars, 14:50| Përditesimi: 6 Mars, 16:17

  • Share

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë është drejt përfundimit dhe pritet të hapet në Maj. Rruga panoramike pritet të sjellë zhvillim të rëndësishëm në turizëm dhe ekonomi.

Aksi i vjetër Shëngjin Velipojë është 66 km që zgjat një orë e 20 minuta, ndërsa me rrugën e re, shkurtohet distanca në vetëm 14.8 kilometra që përshkohet për 20 minuta.

Banorët shprehen rruga e re do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë numrin e turistëve dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e bizneseve lokale.

Aksi panoramik ruan peizazhet natyrore të plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit dhe Lagunës së Vilunit, duke e kthyer zonën në një destinacion tërheqës turistik.

Investimi ka sjellë rritje të ndjeshme të vlerës së pronave, ndërsa pritet të nxisë investime të reja në fushën e turizmit dhe hotelerisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të dy bashkive, Lezhës e Shkodrës.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?