Edicioni i 3-të i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit 'Gjon Mili'

Kultura

Hapet në New York Festivali Ndërkombëtar i Video Artit 'Gjon Mili', artistë nga mbarë bota prezantojnë krijimet e tyre

27 Shtator, 18:49| Përditesimi: 27 Shtator, 18:58

  • Share

Edicioni i 3-të i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “Gjon Mili” (IVAF) ka nisur zyrtarisht programin e tij në SHBA, me një hapje mbresëlënëse në Producers Club Theatres, në zemër të Manhattan-it.

Kjo ditë e parë e festivalit në New York shënon një ngjarje të rëndësishme kulturore, ku artistë nga mbarë bota prezantojnë krijimet e tyre bashkëkohore nën temën “The Skin of the Light” (Lëkura e Dritës). Përzgjedhja e jurisë sjell në ekran vepra që eksplorojnë identitetin, kujtesën, marrëdhënien e njeriut me natyrën, por edhe dimensionet poetike të dritës, tingullit dhe lëvizjes.

Përzgjedhja e Jurisë

Programi i ditës nisi me seanca shfaqjesh nga ora 11:00 deri në 13:00 dhe vazhdon pasdite nga ora 17:00 deri në 19:00. Në këtë përzgjedhje shfaqen vepra të artistëve nga Italia, Shtetet e Bashkuara, Bjellorusia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Polonia, Gjermania, Franca, Kina dhe Australia.

Titujt e veprave përfshijnë:

-The Music Box (Itali)
-The Tree of Life (Itali)
-The Inherit (SHBA)
-Lake (Bjellorusi)
-Murphy Was An Optimist (Gjermani)
-Elemental Feelings (Mbretëria e Bashkuar)
-Quary (SHBA)
-Prayer of the Sea (Gjermani)
-In the Shadoë of Small Acts (Australi)
-Let it Groë (Kinë), e shumë të tjera.

Programi i Mbrëmjes

Në orën 19:30 do të mbahet një program special me dy shfaqje shqiptare: Absence of 21 – Video Art, 7’, nga Sara Tafaram, Alexander – Dokumentar, 72’, nga Ardit Sadiku, ndërsa në orën 21:30 mbrëmja do të mbyllet me një performancë stand-up comedy nga Romir Zalla.

Një Urë Kulturore Ndërkombëtare

Festivali “Gjon Mili” vijon misionin e tij si një urë kulturore mes vendeve dhe artistëve, duke nderuar trashëgiminë e fotografit dhe artistit të madh shqiptaro-amerikan Gjon Mili, pionier i dritës dhe lëvizjes në artin vizual.

Ky edicion i 3-të i festivalit, pas Korçës dhe Dhërmiut, sjell tashmë në New York një përvojë unike artistike, ku arti bashkëkohor vizual bashkon kultura, gjuhë dhe përvoja njerëzore të ndryshme.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?