Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII është hapur për qarkullimin e automjeteve në një pjesë të tij.
Loti që është hapur për qarkullimin e automjeteve ndikon në lehtësimin e lëvizjes, ndërsa krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit Shkumbin.
Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.
Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII.
Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.
Pamjet nga pjesa e hapur për qarkullimin e automjeteve të këtij aksi të rëndësishëm rrugor u postuan në faqen e facebook të kryeministrit Rama.
Hapet gjysma thuaj!
Përgjigju