Hapet një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë! 40 kopshtarë mbollën 7 mln lule, më shumë se 1600 lloje

23 Prill 2023, 16:03| Përditesimi: 23 Prill 2023, 16:09

  • Share

Kopshti holandez Keukenhof, i cili konsiderohet si një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë, ka hapur dyert për vizitorët.

Jo shumë larg qytetit Lisse, ai tërheq çdo vit jo vetëm përfaqësues të botës së biznesit të kopshtarisë, por edhe fotografë të shumtë dhe adhurues të tjerë të luleve me koncepte të ndryshme. Parku është emëruar sipas Kalasë Keukenhof.

Shtëpia e pothuajse çdo lloj tulipani, mirëpret më shumë se një milion vizitorë në vit. Për shkak të jetëgjatësisë së shkurtër të tulipanëve, kopshti qëndron i hapur nga data 23 mars deri më 14 maj. Tulipani merr formën e saj më të mirë në mes të prillit.

Këtë vit, në Keukenhof i cili shtrihet në 32 hektarë, 40 kopshtarë mbollën 7 milionë lule të më shumë se 1.600 llojeve, kryesisht tulipanë. Në park ka edhe një shteg ecjeje prej 15 kilometrash ndërsa në kopsht mbahen ekspozita të ndryshme.

Keukenhof, i cili u themelua në vitin 1949 me idenë e mbajtjes së një ekspozite të përbashkët të 10 prodhuesve të tulipanëve, në vitin e parë u vizitua nga 236 mijë njerëz.

Vincent van Gogh, Rembrandt dhe Andre Kuipers, Bach, Beethoven, Einstein, Kant, Marx dhe Goethe kanë këndet e tyre në kopsht

Çdo vit në Holandë mbillen mbi 4 miliardë tulipanë, ku gati gjysma e tyre eksportohen. Nga këto, 25 për qind eksportohet në SHBA ndërsa 60 për qind në vendet evropiane.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?