Parkingu i katërt nëntokësor u hap sot te stadiumi kombëtar “Air Albania”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se parkingu ka 200 vende, jep siguri për makinat dhe ka disa vende të posaçme karikimi për automjetet elektrike.
“Sot është një ditë e mirë për parkimin në Tiranë. Ky është parkingu i dhjetë në total në qytet, por i katërti nëntokësor. Para 5 vitesh, parkingu nëntokësor ishte diçka e padëgjuar në Tiranë. Sot kemi parkingje nëntokësore te sheshi “Skënderbej”, te ish-stacioni i Trenit, ku fillon Bulevardi i Ri, te këndi “7 Xhuxhat”, pronë që iu rikthye bashkisë për ta riinvestuar, dhe parkim nëntokësor poshtë sheshit “Italia”. Me gjashtë parkingje në sipërfaqe dhe katër nëntokë, sot kemi 10 parkingje më shumë seç kishim para 5 vitesh”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se ambicia e Bashkisë së Tiranës nuk ndalet me kaq, por do të investojë edhe për 10 parkingje të tjera rezidenciale.
“Do të vazhdojmë me 10 parkingje të tjera kryesisht në Njësinë 5, në zonën e Komunës së Parisit. Në Njësinë 10, në zonën e “Myslym Shyrit”, në Njësinë 9, në zonën e “Mine Pezës” dhe në të gjitha zonat ku mes pallateve kemi gjetur hapësira që mund të kthehen në parking”, tha ai.
Veliaj theksoi se e vetmja përgjigje për të gjithë ata që hedhin baltë është puna.
“Puna këtu flet shumë më shumë se të gjithë ata që ulërasin për parkingjet. Ulërasin ata që në 4 vite mirë që nuk bënë një parking, por as një shkollë. Sot jemi dita me natën: kemi zgjidhur çështjen e parkimit për pjesën qendrore të Tiranës dhe në këtë mandat të dytë, do të kalojmë te rrethi tjetër; pra, nga Unaza e Vogël, te Unaza e Tretë, për t’u siguruar që e sistemojmë parkingun edhe në blloqet e pallateve”, u shpreh ai.
Më tej, kryetari i bashkisë sqaroi edhe projektin e ri në hyrje të Liqenit Artificial.
“Në mes të hyrjes së Parkut të Liqenit ka një pronë private, një lokal i rrethuar. Ajo që po bëjmë, është që po e transferojmë atë pronë private te Garda, që të kemi pronë shtet aty për të bërë një parkim tjetër nëntokësor, ku çdo qytetar pas Akademisë së Arteve, te hyrja e Liqenit, nga ana e Gardës, të ketë mundësi të lërë makinën nën tokë dhe të shijojë Parkun e Liqenit”, sqaroi Veliaj.
Parkimi i ri ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 4 mijë m² dhe përbëhet nga dy kate nëntokë. Ky parkim ofron dy hyrje-dalje, si dhe vende të posaçme parkimi për personat me aftësi të kufizuar.
Ndërkaq, në vijim të turit të tij në çdo njësi, Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim edhe me stafin Njësisë 5, ku njoftoi rehabilitimit e bllokut të banimit pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe në Selitë.
Parkimi nëntokësot tek stadiumi 'Air Albania'
Per zotin jane me mire se ne bote. Duket mrekulli ne te gjitha drejtimet. Jeni njerez pune dhe ndertimesh. Vetem me ato çmimet e kripura... E dime se keto ndertime madheshtore jane teper te shtrenjta dhe kushtojne dhe DUHET patjeter te shlyhet, po sidoqofte te shlyhet per nje kohe me te gjate, se te ardhurat ne Shqiperi jane jo te medha e keshtu aftesia konsumuese dhe e shpenzimeve eshte e kufizuar. JU LUMTE!
Përgjigjupuna flet vete, qeveri qe inaguron parkingje, o zot o zot ku jemi, qesh gjith bota me ne.
PërgjigjuPO AJO COPE ,METALI SIPER PARKINGUT ,,PER C'FARE DUHET.....?????
PërgjigjuBravo , sukses i papare. Nese shkon ne pune duhet te paguash parking 800 lek dita, per 22 dite kushton 17 600 lek , rroga 60 000 lek. Per nje qe punon eshte shume per nje qe vjedh nuk eshte shume. Duhet me dale ne pune me qellim te vjedhesh dicka. Jetoj jashte vendi ku parking eshte me lek dhe eshte 800 lek dita por rroga 260 000 lek.
Përgjigju60 e ke ti se ka qe punojne edhe me 200
Si nuk ju vin turp 100 lek ora turp faqe e zeze ..po sa jan rrogat ne shqiperi qe i keni ber cmimet sikur jemi ne las legas...
Përgjigjua ehste falas parklingu apo me lek, se po qe me lek ske ca krenohesh me investim privat o lali plehri
PërgjigjuPo mo Lali po. Ke hap 10 parkime zoterote. Me 100 lek/ora. Minimumi 8 ore pune ne dite, I bie te punojme per ty. Gjithe rrogen ta leme te parkimi lalit. Bravo lali bravo. Bej qejf sa te te mbaroj mandati se e ke bere Tiranen si syte e tu. U dogje si figure laliiii
Përgjigju