Foto ilustruese

Kronikë

Hapet për herë të parë gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, kandidatët afat deri më 15 korrik

8 Korrik, 10:44| Përditesimi: 8 Korrik, 10:49

  • Share

Hapet për herë të parë gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Afati i fundit për aplikantët është data 15 korrik. Oficeri i policisë që do të shfaqë interes për një nga postet më të rëndësishme në Policinë e Shtetit, duhet të ketë domosdoshmërisht gradën “Drejtues” ose “Drejtues i Parë”.

Përveç këtij kriteri bazë, aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare dhe të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë. Gjithashtu, brenda tre viteve të fundit, nuk duhet të ketë marrë masa disiplinore për shkelje të rënda, duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për ushtrimin e detyrës, si dhe të mos ketë konflikt interesi në përputhje me legjislacionin përkatës.

Kjo është hera e parë që drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Publike do të zgjidhet me garë. Deri më tani, këtë post e mban Rebani Jaupi, dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë pjesë e garës ose jo.

Pas përfundimit të fazës së aplikimeve, do të nisë verifikimi i dokumentacionit, ndërsa më pas komisioni do të kryejë intervistimin dhe pikëzimin e tyre. Ndërkohë, gara për drejtuesit e tjerë të departamenteve të Policisë së Shtetit nuk është hapur ende.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?