Duke nisur nga sot qarkullimi i automjeteve në tunelin numër 4, në nyjen “Shqiponja”, do të jetë i aksesueshëm për mjetet. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballukue tha se pas 2 javësh do të hapet një tjetër nënkalim.
Nënkalimi i sotëm do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Tirana dhe shkojnë në drejtim të Durrësit. Ndërkohë mësohet se brenda kësaj jave do të hapet për qarkullimin e mjeteve edhe një tjetër tunel me drejtim nga Durrësi në Tiranë.
"Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin. Kemi bërë hapjen e tunelit të 4. Makinat që dalin nga Tirana që vijnë nga pallati me shigjeta apo nga ura e lidhjes me tegu kalojnë direkt te autostrada. Këto nuk janë lëvizjet definitive që do të ketë projekti. Këto tunele po hapen paraprakisht për trafikun. Ska qenë i lehtë për tu menaxhuar. Të gjithë drejtuesit do të orientohen nga policia", tha Balluku.
"Jemi duke punuar në aksin 1 që do rregullojë trafikun për të ardhur nga tirana drejt durrësit. Është harmozinuar projekti për të zgjidhur trafikun. Faza e parë është hapja e këtij tuneli, faza e dytë do jetë javës që vjen. Faza e dytë është futja e trafikut nga astiri në sheshin shqiponja", tha inxhinieri.
Afati për përfundimin e veprës është muaji shkurt i vitit të ardhshëm. Por punimet në këtë vepër madhore po ecin me ritme të shpejta dhe pritet që në fund të këtij viti të përfundojë i gjithë segmenti, nga ish-Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta.
Ky projekt parashikon disa nënkalime dhe mbikalime që do të rregullojnë trafikun në një nga zonat më të rënduara në kryeqytet. Ndërkohë e gjithë unaza e madhe e gjatë 27 km pritet të përfundojë në vitin 2023.
E mbajte fjalen o Gjigand. Populli do ta shperbleje me 25 prill. Pd ja le te shohe endrra me sondazhet e porositura nga Nafije fallxhorja e leshelise qe me 25 prill iken per skrap dhe jo me te marre 12 mandate sipas sondazhit izraelit te paguar nga fallxhorja e leshelise.
Përgjigju