Është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 në ish-sheshin 'Shqiponja', duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve të Tiranës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, tha gjatë inspektimit se kjo do të jetë rrjedha definitive e shpërndarjes së trafikut në sheshin 'Shqiponja'.
'Me hapjen e tunelit 5 sot, 3 do jenë funksionalë. Duhet theksuar që rrjedhja e trafikut që do të kemi sot, do të jetë ajo që do të qëndrojë përgjatë gjithë kohës. Kur të përshkojmë tunelin dhe të dalim nga ana tjetër do japim një pamje të saktë të lëvizjes së trafikut. I kërkojmë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm që edhe të gjejnë hyrjen në tunele dhe të gjejnë hyrjen që ata duan të aksesojnë. Të ndjekin sinjalistikën dhe sugjerimet e policisë rrugore që do të jenë vendosur në të gjithë zonën. Të jenë më komodë me këtë mënyrë të re të trafikut. Nga nesër, e shtunë, do ta gjejë trafikun të shpërndarë në një mënyrë tjetër që është mënyra defintitive e shpërndarjes së nyjes. Kjo nyje do të ketë dhe një qendër të menaxhimit të trafikut. - tha Balluku.
Sipas ekspertëve, automjetet që vijnë nga Durrësi për në zonën e Astirit do të kalojnë në tunelin 5 dhe pasi dalin nga ky tunel, kalojnë te ura e lumit Lanë, pra tek loti numër 2. Ndërsa tuneli 3 që deri më sot devijonte qarkullimin për në zonën e Astirit, nga 3 shtatori do të shërbejë në krah të kundërt, pra për të drejtuar trafikun drejt Durrësit.
'Tuneli 5 mban drejtimin e mjeteve që vijnë nga Durrësi dhe kalon për në Astir. Futemi nga autostrada për të dalë në Astir dhe kalojmë tek Loti 2. Tuneli nr 3 do shërbejë për dalje nga Astiri për t'u futur në autostradë.'- thanë ato.
Sakaq punimet për realizimin e plotë të kësaj vepre që do të lehtësoje trafikun për automjetet dhe lëvizjen për këmbësorët, janë drejt përfundimit.
Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.
ARRSH njofton se duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:
- Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.
- Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.
- Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3
- Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.
Bravo Znj. Balluku pune shume kolosale tek sheshi Shqiponja. Respekte
Përgjigju