Kronikë

I dëmtuan kolonat nga tërmeti, rihapet Mbikalimi i Shkozetit! ARRSH: Nuk përbën rrezik

28 Nëntor 2019, 20:18| Përditesimi: 28 Nëntor 2019, 21:10

  • Share

Një ditë pasi u mbyll për shkak se përbënte rrezik për kalimtarët, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se tashmë lejohet qarkullimi në Mbikalimin e Shkozetit. ARRSH bën të ditur se policia është prezentë për të drejtuar trafikun dhe se nuk ka asnjë rrezik për shembje.

"Autoriteti Rugor Shqiptar ju bën me dije se Mbikalimi i Shkozetit është i hapur për trafikun dhe nuk është në rrezik për qarkullimin e mjeteve. Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun", njofton ARRSH.

Qarkullimi i automjete u ndalua më 27 nëntor pasi ka pasur çarje të kolonave të saj anësore edhe pse kishte vetëm 4 vite që është ndërtuar, për shkak të tërmetit që ra mëngjesin e së martës.

Njoftimi i plotë i ARRSH-së

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?