Politikë

Rama prezanton platformën e denoncimit për hapësirat publike: Dritare e re komunikimi në mbrojtje të pronës komunitare

9 Gusht, 08:27| Përditesimi: 9 Gusht, 11:25

  • Share

Në kuadër të aksionit të ndërmarrë prej disa ditësh për lirimin e hapësirave publike, është hapur edhe portali ‘Hapësira ime publike’. Kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur hapjen e portalit ashtu siç edhe kishte paralajmëruar më parë, e cilëson një dritare të re komunikimi në mbrojtje të hapësirës publike.

“Mirëmëngjes dhe me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, ka shkruar kryeministri Rama.

Përmes këtij portali, qytetarët do të kenë mundësi që të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, zaptime dhe ndotjes anës rrugëve kombëtare, parkingje private të paligjshme apo shkelje të tjera në dëm të pronës publike.

Në rast mosreagimi brenda 24 orëve nga institucionet përkatëse, mund të plotësohet edhe një formular për ankesën. Deri më tani, nga të dhënat e raportuara në portal, janë denoncuar 11 raste. 

Hapja e këtij portali u paralajmërua nga kryeministri pak ditë më parë teksa theksonte se do të kishte ndëshkime të ashpra për zaptuesit e hapësirave. Nisma vjen në kuadër të aksionit që ka nisur në rang vendi për të çliruar pronat që i përkasin komunitetit. 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E duhur: 09/08/2025 12:49

    Te mbrohet hapesira dhe jetesa e qete e perbashket.

    Përgjigju
  • Alb: 09/08/2025 12:48

    Zenia e hapesirave publike behet me bekimin punonjesve dhe drejtuesve bashkiake qe mbyllin syte edhe veshet nga ankesat e qytetareve. Ju siguroj qe ankesat qe dergohen ne IMT te e bashkive flejne neper sirtaret e institucioneve. Shihni rastin e Bashkise Maliq te rrethit Korce. Nuk besoj se ka bashki ne Rrepubliken e Shqiperise qe ka me shume kasolle se banore.

    Përgjigju
  • Uriq: 09/08/2025 12:45

    Je bere I merzitshem. Ps te zgjedhe nje kryeminister tjeter.

    Përgjigju
  • Artid: 09/08/2025 11:03

    Thua se jane shume pak raste abuzimet me pronen publike edhe na duhet portal sepse nuk i gjejme dot neper shqiperi. Po rastet e abuzimit me pronen publike jane me mijra. Vet portali brenda 2 oresh qe eshte reklamuar ka 350 denoncime.

    Përgjigju
  • One: 09/08/2025 10:06

    Prish shtesat mbi pallate, ato rrezikojne sigurine e ndertesave dhe jetes ae njereVe. Te garantoj qe ankesat dhe denoncimet flejne neper sirtaret e bashkise. S’ke nevoje per denoncime, ngri dronin dhe per nje kohe te shkurter i fakton te gjitha. Shumica e ketyre shtesave jane bere gjate fushatave zgjedhore dhe jane krim i madh shteteror. Popull idiot qe ha veten

    Përgjigju
  • Ska problem: 09/08/2025 09:24

    Nje mashtrim total . Dje ne Durres pash te prishen disa tenda pem dhe nje kjoske qe kishte qe nga viti 1991 dhe mekete kjoske jetonte nje familje e keputur por ajo qe me beri pershty punojsit e bashkise me teper ngjanin me nje bande rrugacesh ke to “ trima “ jane te pabythe te shkojne tek lokalet te forteve shkoni poshte flait ska tortuar shoni tek vollga po kush te shkoje kjo bande rrugacesh bashke me kete shalgjate qe ka arritur me kohe ne delire , u moren me disa te keputur e me disa lule delorative dhe trmbetuat sukses . Sy nuk keni vetem ju por dhe populli qe sheh kulture rrugacerore . Mos kini merak sipas kokes festen kete radhe nuk ke me buf perpara por pasqyre

    Përgjigju
  • Eleonora: 09/08/2025 09:11

    Zoti kryeminister te shikohen lagjet si lagja Muradie ne Vlore dhe Gjuhadol ne shkoder ku trotuaret zapotohen krejtesisht nga karriget dhe tavolinat e lokaleve , muzika shume shqetesuese ne brendesi te banesave I kalon kufijte e normales

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?