Nga sot, Bulevardi “Zogu I” është hapur për qarkullimin e automjeteve, i transformuar në një hapësirë të madhe publike, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja, Ogerta Manastirliu inspektuan dje në mbrëmje (30 nëntor) detajet e fundit të aksit që do të lehtësojë edhe qarkullimin e automjeteve.
“Ne do ta hapim trafikun, teksa vazhdojmë të kurojmë disa detaje, me disa pemë për t’u mbjellë e vijëzime që duhen bërë, do vendosim sinjalistikën, do ndriçojmë disa nga fasadat etj. Janë punë që mund t’i bëjmë pa kufizuar trafikun, për të krijuar një valvul të re shkarkimi nga sheshi “Skënderbej” dhe Unaza e Vogël, në drejtim të “Bulevardit të Ri”, për t’u lidhur me Unazën e 3-të ose për të vazhduar në zonën e Bregut të Lumit”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se pavarësisht sfidës së tërmeteve dhe pandemisë, puna për të çuar përpara projektet nuk është ndalur. Ai theksoi se pavarësisht histerive, si në çdo projekt tjetër të mëparshëm, falë punës vlera e pronës së qytetarëve dhe e bizneseve në këtë zonë është rritur.
“Si çdo projekt, fillimisht u përball me histerinë, mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por gjërat nuk ndryshojnë po s’i preke me dorë. Nesër qytetarët do të zgjohen të mahnitur se sa hapësirë është fituar, vetëm duke pastruar ferrat, kioskat dhe gjithë çudirat shqiptare që kemi trashëguar në 30 vite tranzicion e mungesë kontrolli në këtë bulevard. Legalizime, hipoteka të dhëna lëmsh, ishte si të qëroje oriz, është pastruar çdo cm2 dhe më vjen mirë që ia dolëm dhe e mbajtëm fjalën për ta hapur në fund të nëntorit. Vlera e pronës është rritur në këtë njësi, po ashtu edhe aktiviteti ekonomik që do të rikthehet pas pandemisë, dhe pasi ta fitojmë atë betejë, siç kemi fituar çdo betejë, do të jetë prova se ishte investimi i duhur”, deklaroi Veliaj.
Ai i shprehu mirënjohjen komunitetit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
“Mezi pres që, kur të takohemi herën tjetër, të jetë mbaruar jo vetëm ky projekt, por të vazhdojmë deri në fund të Bregut të Lumit. Investimi i fundit në këtë aks për Njësinë 9, pas sheshit 'Zogu I' dhe 'Bulevardit të Ri', do të jetë sheshi fundor, si sheshi ku takohemi me lumin. Do të kemi një aks të pandërprerë, me sheshin ceremonial 'Nënë Tereza' në krye, sheshin “Skënderbej” në qendër, dhe sheshin fundor të Njësisë 9, por edhe të gjithë Tiranës”, u shpreh Veliaj.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i shprehu mirënjohjen Bashkisë së Tiranës për investimet që nuk janë ndalur në asnjë moment.
“Ky është një tjetër premtim i mbajtur. Po vijojmë me programet tona të rindërtimit, të rehabilitimit, me programet tona të zhvillimit dhe të transformimit të shëndetësisë, ashtu siç po e shohim edhe me Tiranën, e cila nuk ndalet. Vijmë për të inauguruar një tjetër projekt kaq të rëndësishëm, që jo vetëm banorët e Njësisë 9 e prisnin prej kohësh e kohësh, por për të gjithë Tiranën, që është një investim madhor, thelbësor që do t’i japë zhvillim kësaj zone”, deklaroi Manastirliu.
Falë projektit të ri, bulevardi nuk do të shfrytëzohet thjesht si një rrugëkalimi apo shëtitore, por edhe për qëndrim dhe pushim në disa sheshe të vogla. Vëmendje e veçantë në rikonstruksion i është kushtuar edhe fasadave përgjatë gjithë bulevardit, si dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë si Ministria e Drejtësisë, Materniteti dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
E KE DEGJENERUAR RRUGEN E DURRESIT MOR emigrant i qelbur i peshtanit,,,,e ke futur te gjithe trafikun e tiranes ne rrugen e ngushte mine peza,,,,me autobuze e makina duhet te kalojne aty,,,,turp i madh,,,i keni ngushtuar trotuaret tek rruga e dibres dhe rruga fortuzi saqe njerezit perplasen me pemet e bordurat,,,,kthe rrugen e durresit sic ishte me dy kahe,,,idiot bashkiak,,,,dhe sado te shtrohen rruget me asfalt ato prishen sepse i keni bere rruget keq pa kurriz qe te kulloje uji,,pa bordura anesore qe rruga te mos rreshqase ,,,pusetat e ujit duhet te jene 10 -15 cm nen nivelin e asfaltit qe s'jane,,, dhe pa beton nen asfalt ashtu sic behen ne gjermani,,,....dhe sado te shtrosh asfalt me gjithe kete trafik qe ka tirana rruget prishen,,,duhet bere nje tunel i nendheshem nga treni deri ne te dale ne kthesen e kamzes,,dhe nje tjeter nga sauku ose komuna parisit dhe te dale tek kthesa e kamzes,,,,kjo do largonte trafikun nga rruget dhe do bente qe rruget te mos prisheshin...por me keta njerez qe nuk kane as arsimin minimal per ekonomi apo inxhinjeri keto pune kurre nuk behen.....
PërgjigjuSh bukur,kështu duhen rikonstruktuar e ri gjeneruar, të gjithë rrugët kryesore të Tiranes...!
PërgjigjuBo si nxin sonte nga marazi syneperka tabakhone e Shqupit. Ajo do nxjerre helmin e radhes dhe per kete kryeveper te Lali Erit se kur ishte nenkryetare e bashkise i bente fresk Bashes kur flinte gjume. 4 vjet Basha dhe Tabakhonja e Tirones bene vetem hipodromin e makinave
Përgjigju