Është hapur pasditen e 30 qershorit qarkullimi në aksin Thumanë Kashar, i cili është segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë - Milot, Kashar - Lekaj dhe Lekaj – Fier. Hapjen e këtij aksi e bënë automjete të vjetra dhe retro.
Punimet për këtë aks zgjatën rreth 9 muaj. Të pranishëm në inaugurimin e këtij aksi ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
Gjatë inspektimit kryeministri Rama u shpreh se ky aks është fytyra e Shqipërisë në vitin 2030. Nga ana tjetër theksoi se do vijojnë punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, si dhe do vijojnë punimet për rrugën Ndroqit.
'Çfarë është Shqipëria në 2030 mund ta shohin. Brenda kësaj periudhë nga Muriqan në Vlorë duhet të jetë kështu. Ky është korridori blu. Ndërkohë edhe korridor i 8 do jetë i përfunduar. Shumë shpejt do të filloj edhe për Ndroqin dhe autostrada Tiranë Durrës do zgjerohet. Rruga në Ndroq do jetë turistike panoramikë, do jetë kalim alternativ dhe kalim shumë i këndshëm.
I kam merak dibranët. E para që tuneli i Murrizi është fiksimi në luftën me gjeologjinë. Në Murriz po ecim dhe nuk duam të flasim, të vëmë afate. Por nëse edhe fuqia e të zotërve të Dibrës do kemi tunelin para fundit të vitit. Kam parë një lajm që rruga e Arbrit do jetë me pagesë. Nuk do ketë pagesë për rrugën e Arbrit', u shpreh kryeministri Rama.
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.
Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.
Bravo Edi Rama autostrada e klasit Evropjan. Vazhdo kshu po ngri pensjonet se ēshtē krim ti lesh pensjonistēt pa buk.
PërgjigjuRruge e shkelqyer standarte europiane Kush nuk e pelqen eshte pun per to ose se njohin e bukur ose jane porositur nga lart me nje fjale nga partia
PërgjigjuPo pse more njerez nuk ju pelqen rruga? Kaq shume ju pelqen rruga e vdekjes kamez thuman? Kaq shume ju pelqen te rrini ne trafik?
PërgjigjuRruga super.standarti sh i mire i punimeve. Vetem se kostua eshte shume e larte. katastrofe. Kjo rruge duhet urgjente per Spak me shifrat e fryra qe kane caktuar.
Po nqs nuk kemi euro si i behet? Apo do kalojme nga rruga e vjeter, apo keni vendosur nje kiosk exchange ku paguhet vergjia? Po si ka mundesi monedhe pagese zyrtare te jete euro dhe kjo nga goja e ministrave? Ku qendron truku ? Vetem na i shpjegoni ksq!
PërgjigjuMesa duket po shkon 1€ =50 lek kursi kembimit
Rruge 430 milion euro, e ben privati leket ja jep shteti dhe njerëzit paguajnë per 35 vite takse per ti ndare shteti me privatin. 20 km, 430 milion euro.
PërgjigjuDUHEN BERE SHPEJT,,,DHE ME CILESI RRUGET,,,,RRUGET ,,MURIQAN -TIRANE-DURRES-FIER-VLORE DHE DERI NE KAKAVIJE TE BEHEN RRUGET TRE ME TRE KORSI,,,KURSE AKSI TIRANE -DURRES DUHET TE JETE ME 4 ME 4 KORSI..,.KURSE RRUGA E RINASIT 2 ME 2 KORSI....
PërgjigjuSi do te jete Shqiperia e 2030?! Me kujtoi nje shprehje qe e ka thene nje e huaj per Tiranen dikur nje shekull me pare,qe per fat te keq nuk me kujtohet emri,ajo e tha per Tiranen,por sot vlen te thuhet per gjithe Shqiperine e 2030,konkretisht: //Kam pare qytete pa bulevard,por nuk kam pare bulevard pa qytet!// (Shpresoj t'a kem cituar sakte,por dhe t'a keni kuptuar perse e kam fjalen!)
PërgjigjuJa ndjellet te shkretit
Do e kesh lexuar nga Ismail Kadare-ja or teeeejjjjj
more te uruar, si more kur jane segmente kaq te shkurtra nuk permendni distancen? behet fjal per 21km more te uruar, 21 kmmmm
PërgjigjuPapingji...po' shqiperia AQ eshte o i uruar...veri juge me autostradat e italise,e ben dy here ne dite,,, hahaha
Si do të jetë Shqipëria në vitin 2030? Me 700.000 banor edhe rrugë copë copë që bëhen sot edhe prishen mot! Rruga nga fshatrat e lumit të Vlorës 17 km e gjatë është më keq nuk bëhet! Flini gjumë o politikanë me taksat tona pasuron xhepat tuaj!
PërgjigjuVlora të përshëndes e kam fjalën për fshatrat Velçë Ramicë Verbas Matogjin Bashaj, Rruga ishte shumë keq rreth 17 km deri në Bashaj! Politika me mashtrime akoma!
Dakort me ty ne cdo fjal vlla por te themi ate qe eshte, rruga e lumit ska asnje problem, as gropa as carje asgje, para 1 ore u ktheva nga jugu dhe andej kalova, cdo gje ne rregull ishte
Natyrisht Klsh fle, nuk e quan shkelje
PërgjigjuShume mire do jete, te shkosh nga veriu ne jug me lire do jete me Avion se me makine
PërgjigjuQe kur erdhi Edi Rama kryeminister , president Iliri , Kryeminister ai tjetri , etj etj tregon qe eshte nje popull servil dhe me prapambetjee larte logjike, ne shqiperi nuk dihet mire censusi kane mbet dy tre njerez ca ne bashki ca ne zyra aty verdallisen me cmimet shqiptare rroga minimale duhet te behet 1200€ se nuk jetohet ndryshe ! Komplet kot fare dymbedhjet vite nje person , nje idiot tjeter bertet nga ballkoni fiks tregon nje popull komplet injorant ku vota ska as kufi asnje gje ! Nje rruge qe lidh qytet - kryqytet me pagese as ska tren as ska bus linje me abone komplet injorence anti ekonomike , me pak fjale se di po gjynah ! Mbetet per tu pare se cdo bejne vellezerit e Rames afrika-ne qe do i vijne veres ne korrik se nese skane lek 2€ nuk ikin fare ne jug po drejte veriut ne ulqinjh , se di po kjo pune keshtu e paska , nuk qenka cudi qe shtete inteligjente si japonia etj etj jane te zhvilluar a kurse ato me prapambetje si ballkani juglindja Europes etj kane mbetur ne krize dhe ne probleme te vazhdimesine
Bukur por me pagez. Populli ma fukara ne EU
PërgjigjuO Alb. Autostradat në Maqedoni, Serbi, Bosnjë i ke gjë falas.
Je jashte EU-se