Politikë

Hapet Qendra e re Kulturore në Fishtë të Lezhës! Rama batuta me banorin: Euroatlantik, por kësaj here do jetë me PS! Me Lulin nuk hyn në BE se e zë gjumi

25 Mars, 15:28| Përditesimi: 25 Mars, 15:59

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fishtë të Lezhës, ku hap dyert qendra e re kulturore dhe rekreative, një hapësirë për programe artistike e letrare, ekspozita, sesione krijuese dhe aktivitete kulturore.

“Në vendlindjen e At Gjergj Fishtës, hap dyer një qendër e re kulturore dhe rekreative që i dedikohet jo vetëm kujtesës, por edhe jetës së gjallë të shpirtit krijues. Një hapësirë për programe rezidence artistike e letrare, ekspozita, sesione krijuese dhe aktivitete kulturore”, thotë kryeministri.

Kreu i qeverisë shkëmbeu disa batuta me banorët e pranishëm aty. Njërit prej tyre i tha se është me Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës por kësaj radhe do të votojë për PS, pasi siç shtoi kryeministri, nuk mund të shkohet në BE me Lulin se e zë gjumi.

"Euroatlantik, por sot është me PS. Se sot të gjithë duhet të jenë me PS që të shkojmë në BE. Me ty nuk shkohet se të zë gjumi."

 

Një banor tjetër i thotë Ramës: “Kënaqësi takimin me ju. Mos u përkul para atij që e quajte kënetë dhe na mbaj se jemi në rregull. “
 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?