Pelegrinët dhe vizitorët e kishës së Shna Ndout në Laç tashmë mund të përfitojnë shërbim shëndetësor falas. Për herë të parë, në këtë vend të shenjtë është hapur Qendra Shëndetësore Verore, e pajisur me mjete dhe medikamente të nevojshme për të mbështetur nevojat e qytetarëve dhe besimtarëve.
Ky shërbim është pritur me entuziazëm nga vizitorët, të cilët e konsiderojnë të domosdoshëm praninë e një qendre shëndetësore për shkak të frekuentimit masiv te kishes.
Qendra do të jetë e hapur çdo vit nga marsi në shtator, duke përfshirë të martat e pelegrinazhit 13-javor, me staf mjekësor në gatishmëri 24/7. Qendra ofron ndihmë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme për çdo nevojë mjekësore, duke u ardhur në ndihmë besimtarëve dhe vizitorëve gjatë gjithë sezonit veror.
Komente

Nje plake kishte ne shtepi shume minj e per te bere derman shkon tek fallxhorja per ti bere nje nuske me te cilen te largoheshin minjte.Fallxhorja pasi mori leket ja beri dhe nusken duke e porositur ta vendoste ate ne vendin ku qarkullonin minjte.Gjithashtu i tha:-Sidoqofte mbaje edhe nje mace....
Përgjigju