Hapet rruga Dobrunë-Blinisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, Rama: Afron më shumë dy vendet tona fizikisht dhe ekonomikisht

21 Maj, 14:00| Përditesimi: 21 Maj, 14:18

  • Share

Rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri është hapur duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama i cili shkruan se kjo rrugë afron më shumë Shqipërinë me Kosovën jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht.

"Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë", shkruan Rama. 

Fshati Dobrunë, i shtrirë në verilindje të Shqipërisë, në Has në kufirin Kosovë-Shqipëri ndodhet 10 kilometra larg nga Gjakova dhe 20 kilometra larg nga Kruma.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agon Bytyçi: 21/05/2024 16:09

    Mire qe behen rruget. Por ne fshatin Dobrune nuk ka mbetur me banore. Rruga do ju sherbeje kontrabandisteve ne kufirin Shqiperi-Kosove. Çdo rruge duhet pershendetur, por duhet te kete prioritete. Rruget te ndertohen aty ku ka njerez fillimisht qe keta te fundit te mos largohen. Ne Kukes jane emergjente rruga Kukes-Mamez-Surroi, ndersa ne Tropoje rruga e Bytyçit( Qafe-Prushi-Zogaj-Kam)

    Përgjigju
  • Tironci: 21/05/2024 15:55

    Po boni me dy korsi mor ju falte zoti se nuk bote nje rruge tamom

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?