Hapet rruga drejt procesit të lumnimit të At Anton Harapit, kisha do dorëzojë dokumentet origjinale në Vatikan! Frati françeskan pritet të shpallet martiri 39 i Shqipërisë

28 Dhjetor 2023, 18:31| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 21:26

  • Share

Më në fund, vendimi për të nisur procesin që do të çojë drejt lumnimit At Anton Harapin njohu një hap konkret.  Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra bëri të ditur se ka nisur puna për përgatitjen e dosjes që do të dorëzohet në Vatikan.

“Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare vendosi që të fillohet mbledhja e dokumenteve dhe dëshmive të shkruara në lidhje me jetën dhe ngjarjet historike dhe vdekjen e At Anton Harapit”,- tha Dom Mark Pashkja, zëdhënës i dioqezës.

Pse sot është pyetje që mund të bëni. T’i japim një hov për të mbledhur dokumentet sepse mesazh ka qenë i martirizuar, i pushkatuar apo jo i pushkatuar. Ka qenë sipas tyre i mirë i shenjtë para se të vdesin dëshmitarët, sepse është gjynah të humbim këtë pasuri”,- tha Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra.

Një pyetje që kanë bërë komisioni historik dhe i teologëve: Është vrarë për urrejtje ndaj fesë apo për arsye politike? Ky ishte argumenti kryesor, ndaj them ne grumbullojmë materialet, pastaj shpresojmë që të fillohet”,- shtoi ai.

Procesi konsiderohet i vonuar, pasi At Anton Harapi nuk u përfshi në 2016 në listën e 38 martirëve të lumnuar nga Papa Franskesku.

Kjo për shkak se ai nuk ka qenë vetëm prif, teolog e prozator por dhe veprimtar me angazhim politik.Kujtojmë se At Anton Harapi ishte një nga katër regjentët në qeverinë e krijuar gjatë pushtimit nazist të Shqipërisë, gjë që iu konsiderua si “mëkat” i pafalshëm nga komunistët, të cilët e pushkatuan në vitin 1946, në periferi të Tiranës.

Për këtë arsye, në 2016-ën, Komisioni i Rishqyrtimit të Aktit të Martirizimit kërkoi dokumente autentike të arkivave. Ndaj tashmë kisha katolike duhet të dorëzojë në Vatikan dëshmi dhe dokumentet autentike mbi jetën, veprën e françeskanit me ndikim të jashtëzakonshëm në vitet ‘40. Po kështu At Anton Harapi është autor i disa librave, si “Andrra e Pretashit”, “Valë mbi valë”, Naltimi i Ndergjegjjes Kombetare.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/12/2023 01:09

    Kur te dorezoni dokumentet,mos harroni te permblidhni dhe ate foto/videon e famshme, ku bisedon gjithe buzeqeshje me gjeneralet naziste gjate pritjes ne Pallatin mbreteror,eshte material martirizimi e lumnimi! Per komunistet ishte mekat te ishe regjent ne nje qeveri kukull me kolaboracioniste te pushtuesve nazi-fashisteve,te shohim nese dhe Vatikani ndan te njejtin opinion!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?