Kultura

Hapet së shpejti 'Teatri i Kukullave' në qendër të Tiranës, Rama publikon pamjet (VIDEO)

12 Dhjetor 2024, 12:10| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 12:45

  • Share

Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një video në 'Facebook' ndau pamje nga Teatri i rinovuar i Kukullave.

“Së shpejti, Teatri i Kukullave do të hapë dyert për të gjithë vogëlushët, në zemër të sheshit “Skënderbej” me shfaqje të reja dhe emocionuese”, theksoi Rama.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kukullave u ndërtua në vitet ’20  të shekullit XX dhe aty fillimisht u vendos parlamenti i parë shqiptar. Në vitet ’50 u zgjerua dhe u bë Teatër Kukullash.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?