Tirana

Hapet sezoni i ri te Amfiteatri i Liqenit, muzikë dhe vallëzim për të gjithë qytetarët

29 Prill 2019, 10:20| Përditesimi: 29 Prill 2019, 10:21

  • Share

Amfiteatri i Tiranës në Parkun e Liqenit çel mbrëmjen e sotme në orën 19:00 siparin e koncerteve dhe të aktiviteteve të shumta social –kulturore. Në Ditën Botërore të Vallëzimit, Bashkia e Tiranës përmes APR-së do të nisë sezonin artistik në Amfiteatër me Brass Dance ku hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të dashuruarit pas muzikës së bukur, por edhe vallëzimit. 

Ky koncert do të vijë në një format ndryshe, ku për herë të parë Banda e Qytetit do të shoqërohet në numrat e saj edhe nga performanca e balerinëve. Pjesë e shfaqjes do të jenë numra të përzgjedhur të repertorit më të njohur botëror.

Amfiteatri i Tiranës (rindërtuar nga Bashkia e Tiranës në maj 2018) është arena më e madhe e kryeqytetit me një kapacitet prej 1334 vendesh.

I pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm mirëpret publikun me koncerte, festivale, teatër, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të Tiranës në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?