Sociale

Hapet sezoni i vjeljes së mandarinave në Konispol

23 Nëntor 2019, 20:36| Përditesimi: 23 Nëntor 2019, 20:43

  • Share

KONISPOL- Edicioni i 8-të i "Mandarina Fest" ka hapur zyrtarisht sezonin e vjeljes së mandarinave në Konispol. Fermer të mandarinave dhe jo vetëm kanë promovuar produktet e tyre në një panair ku u servir gjithçka që prodhohet dhe tregtohet nga kjo zonë. I pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi i cili u shpreh se kultivimi dhe tregëtimi i mandarinës do të ketë mbështetjen e nevojshme.

"Si Ministër Bujqësie jam jashtëzakonisht i kënaqur që këtu shoh një energji të jashtëzakonshme që premton shumë. Besoj që në pak vite këtu nuk do të shohim asnjë metër katror të pa mbjelluë dhe të pa kultivuar jo vetëm me agrume por edhe nga kultura të tjera. Kemi qenë dhe do të jemi pranë për të ndihmuar dhe lehtësuar që fermerët dhe tregëtarët e kësaj zone të jenë në gjendje që vit pas viti të krijojnë vlerë të shtuar mbi produktet e tyre", u shpreh Çuçi.

Ndërsa kryebashkiaku i Konispolit, Shuaip Beqiri u kërkon fermerëve që mos ta shesin mandërinën nën kosto.

‘Sivjet ka prodhim të mbarë. Ajo që kërkoj është që të marrë vlerën e duhur në treg.  Ju bëj një thirrje fermerve të cilët janë 930, që mos të nxitohen dhe të bien pre e tregëtarve që mundohën që të j’ua marrin mallin nën koston që ju takon’, tha Beqiri.

Konispoli vazhdon të mbetet prodhuesi më i madh i mandarinave në vend, duke punësuar qindra punëtorë nga e gjithë Shqipëria përgjatë muajve të dimrit.

Aktualisht në zonën e Konispolit sipërfaqja e mbjellë me mandarina ka shkuar në 700 hektarë dhe në këtë sektor janë të angazhuar rreth 1.000 familje.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elona: 25/11/2019 02:53

    PAK jane 700ha me agrume,,5700ha jane mire per fazen e pare,,me vone ndoshta me shume....

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/11/2019 22:19

    Si ka mundesi se Rivierën sikur e shkaterruan fshatarët për 30 vjet duke bërë masakra të papara mjedisore?!

    Përgjigju
    • Bestrove: 24/11/2019 23:20

      Vetem per pjesen e Vlorese u shkaterrua se nuk të lene efgjitete vlonjate

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?