Hapet shkollë e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë! Të parat, 2 klasa të dhjeta për 25 nxënës që nuk dëgjojnë

26 Korrik 2022, 15:54| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 16:01

  • Share

Këtë vit shkollor për herë të parë do të ketë shkollë të mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë. Nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin program të orientuar në dy fusha kryesore, teknologji dhe TIK.

“Për herë të parë nxënësit që nuk dëgjojnë do të kenë mundësi të ndjekin edukim të vazhdueshëm , pasi këtë vit do të hapet shkollë e mesme për këtë targetgrup.”

Ministria e arsimit bën me dije se ky vendim ka ardhur pas një sërë kërkesash të vazhdueshme nga prindërit dhe fëmijët me çrregullime në të dëgjuar. Nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin program të orientuar në dy fusha kryesore teknologji dhe TIK me një kurrikul të re të gjuhës së shenjave, akredituar nga ministria e arsimit. Report Tv mëson se do të hapen 2 klasa dhe parashikohen të regjistrohen rreth 25 nxënës, konkretisht nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë në dy vitet paraardhëse. Kjo do t’i shërbej më shumë integrimit të këtij targetgrupi në shoqëri dhe tregun e punës.

“Godina që do të shërbej si shkollë e mesme do të jetë po e njëjta , ajo në zonën e Medresesë në Tiranë. Nxënësit që do të regjistrohen do jenë nga Tirana dhe rrethet. Për nxënësit nga rrethet akomodimi do të bëhet në konviktet e kësaj shkolle ku janë gati 10 dhoma pë djem dhe 10 për vajza.”

Drejtoria e këtij instituti bën me dije për Report Tv se në bazë të numrit regjistrimeve nëse do jetë e nevojshme do bëhet kërkesë për shtim të numrit të mësuesve që do të mësojnë nxënësit që do regjistrohen në klasë të dhjetë në këtë institut.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?