Ekonomi

Hapet tenderi 364 mln euro për ndërtimin e Milot-Balldre! Jepet për 35 vite me koncesion! Autostrada 17 km do jetë me pagesë

19 Dhjetor 2024, 13:53| Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 16:38

  • Share

Pas 6 vitesh zvarritje, është rihapur përsëri gara për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre. Në tenderin e shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, nga Ministria e Infrastrukturës vlera e këtij koncesioni përcaktohet 364.7 milionë euro pa TVSH, dhe kohëzgjatja 35 vite.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.  Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat për të dorëzuar ofertat deri më 17  Shkurt 2025.

Ndryshe nga autostrada ekzistuese në dokumente thuhet se do kalohet nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”, me gjatësi rreth 17 km.

“Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin”, thuhet në dokument.

Kjo autostradë do të jetë me pagesë për qytetarët njëjtë si Thumanë-Kashar, tarifa do të fillojë nga 0.5 euro për motoçikletat deri në 5 euro për mjetet e mëdha.

Pas lidhjes së kontratës, ndërtimi është planifikuar të nisë në vitin 2025 dhe të mbyllet në vitin 2028. Edhe për këtë segment do të ketë garanci nga shteti për volumin e trafikut, në shumën 25.3 milionë euro, vlerë që do të mbulojë humbjet e kompanisë private në rast nevoje.  Vetë kompania private sipas analizave të bëra do të fitojë 799.4 milionë euro gjatë viteve të operimit, pra të ardhura që do të vijnë nga tarifat e kalimit në autostradë.

Gara për këtë autostradë nisi në vitin 2018, ku kompania ANK përmes një propozimi të pa kërkuar fitoi të drejtën për të ndërtuar rrugën me kosto 256 milionë euro, por kompania nuk arriti të plotësonte kushtet.

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajdutët: 21/12/2024 14:11

    Vidhni o hajdut se ky popull i ka hallall këtë qeveri që po vjedh dhe po e falimenton këtë shtet

    Përgjigju
  • Skandali: 19/12/2024 23:44

    Sapo Greqia tenderoi Janine Kakavije 72 km autostrade tamam e nivelit A per 290milion euro. 4 milion euro km. Keta kane paftyresine te shpallin 17km duke i siguruar peivatit 23milion ne vit x 35 vjet = 805milion euro. Sa permended korrupsioni Balluku e Velia, hop shfaqet Parashqevia. Merret gjith shqiperia me parashqevia e ketu kercet hajduteria. Ju dhjefsha mu ne SPAK se nuk funksiono drejtesia Mire te na e bejne e thone pastaj pse sbehet shqiperia.

    Përgjigju
  • Aleks: 19/12/2024 20:50

    cfare ndodh nè Shqiperi? Nje kilometer rruge 21,5 milion Euro. dhe ndertohet nè fushe. Nèse leviz neper Europe rruget ndertohen neper kodra. Ne shqiperi mbrohen kodrat prishen fushat.hajdut me çizme. i jepet edhe privatit

    Përgjigju
  • One: 19/12/2024 16:45

    Me lire shkon ne Europe me avion se sa ne Shkoder me makine :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?