Ekonomi

Hapet tenderi për projektin për transferimin e përpunimit të mallrave në Porto Romano! Gara mbyllet në 9 korrik me fond 9.3 mln €

10 Qershor 2021, 16:00| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 16:15

  • Share

Disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me Emiratet e Bashkuara Arabe për ta kthyer portin e Durrësit në port turistik është hapur tenderi për të hartuar projektin për transferimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave në Porto Romano.

Tenderi është hapur nga Autoriteti Portual Durrës, ka vlerën e 1.1 miliardë lekë ose 9,3 milionë euro, dhe të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri më 9 korrik 2021 për të marrë pjesë në garë.

Pas nënshkrimit të kontratës më fituesin, kompania do të ketë 8 muaj për të realizuar projektin e detajuar teknik të Portit të ri tregtar. Në të do të jenë të specifikuara të gjitha kapacitetet apo investimet në bazë edhe të masterplanit strategjik Durrës-Porto Romano 2030.

Porti i ri i mallrave do të ketë katër terminale, atë të mallrave të përgjithshme dhe i drithërave, të materialeve të ndërtimit, si ai i çimentos e klinkerit, të mineraleve dhe  qymyreve si dhe terminalin e mbetjeve si skrapi.

Ndryshimi i këtyre flukseve portuale do të rrisë cilësinë e ajrit të qytetit të Durrësit, do të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve dhe do të krijojë më tepër mundësi për të zhvilluar qytetin drejt turizmit rajonal”, thuhet në masterplanin i cili i është bashkëlidhur dokumenteve të tenderit.

Nga ana tjetër pak ditë më parë qeveria ka miratuar zgjerimin e Portit të Porto Romanos me territore të reja, për të përballuar shërbimet e shtuara. Sa i takon portit të Durrësit, ai do të kthehet në një destinacion turistik, pasi kompania, EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të investoi 2 miliardë euro për të bërë një port jahtesh dhe një kompleks me rezidenca luksoz, të ngjashme me “Dubai Marina”.

(Kliko këtu ) MASTER PLANI STRATEGJIK DURRËS – PORTO ROMANO 2030

Tenderi per projektin 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ska problem: 10/06/2021 17:00

    Vazhdon babezia , pa diskutuar me grupet e interesit dhe qytetaret e durresit dhe e firmosur me Z/kryeminister gje e cila duhet te kaloje ne parlamen ,por e menduar deri ne detajin me te vogel ,parlamenti i ri do te mblidhet ne shtator se shpejti dhe bashkine e durresit e majta duket se nuk e merr me ,prandaj dhe nxitimi duket hapur .vazhdon shitja e apartamente ne bllokun e portit te durresit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?