Kronikë

Hapet tenderi për t’i bërë “pritë” dronëve që “thyejnë” rrethimin. Sistem për të mbrojtur burgjet

18 Gusht, 13:45| Përditesimi: 18 Gusht, 15:45

  • Share

Mbi 2.1 milion euro janë vënë në dispozicion të ngritjes së një sistemi antidron që synon të mbrojë burgjet nga depërtimet nga ajri. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI ka hapur një tender për sisteme antidron. Aktualisht, siguria në burgjet e vendit, mbështetet vetëm në roje dhe kamera.

***

Më 8 shtator të vitit të kaluar, një dron që tentoi të fuste sende të paligjshme për llogari të grupeve kriminale në burgun e Burrelit u arrit të kapej nga autoritetet. Tauland Ahmetsulaj, 37 vjeç, u arrestua si autor. 5 ditë më vonë një tjetër dron tentoi të fuste kokainë në burgun e Peqinit, duke e bërë situatën të rëndë dhe të paprecedentë. Më 16 shtator, alarmin për përdorimin e dronëve e ngriti në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Klevis Qose, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, i cili kërkoi investim në antidron që raste të tilla të mos përsëriten.

“Nevoja është maksimale për dixhitalizimin e sistemeve, duke filluar nga sistemi i perimetrit të jashtëm dhe sistemit me anti-dron”, do të shprehej Qosja.

Gati një vit pas kësaj deklarate dhe tentativave për depërtuar në burgje me drone të teknologjisë së lartë, 21 burgjet shqiptare kanë shpresë që hapësirën e tyre ajrore ta mbrojnë me antidron. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila është përgjegjëse për hapjen e tende ravë për investime të mëdha teknologjike, ka hapur një tender me vlerë 207.6 milionë lekë, ose 2.13 milionë euro për kontraktimin e një kompanie që do të ndërtojë sistemin për mbrojtjen e burgjeve.

Referuar alarmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, AKSHI argumenton se përdorimi i dronëve për qëllime të paligjshme, nga kontrabanda, lëshimi i eksplozivëve të mundshëm, spiunazhi apo thyerja e privatësisë, e bën të nevojshëm një investim të tillë, që tentativa të tilla të shmangen në vijim.

Aktualisht në burgjet shqiptare ka vetëm 2 forma për ruajtjen e sigurisë, përmes rojeve dhe kamerave, por asnjëra prej tyre nuk janë 100% efikase për shmangien e rasteve të përdorimit të dronëve.

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 18/08/2025 15:20

    per 2.3 milione euro. mund te mbareshtosh dhe shqiponjat (duke i rritur dhe stervitur te gjuajne drone, dhe sebashku me njerezit ne terren te kapin komanduesin e mjetit), duke mbajtur keshtu dhe perimetrin e sigurte ne burgje.

    Përgjigju
    • Andi: 18/08/2025 16:24

      Sa vjet don ti stervisesh shqiponjat o Loni. Dhe si do i kontrollosh per te gjithe burgjet ne shqiperi. dhe perderisa qeka njesoj, pse te mbash shqiponja kur mund te marresh aparatura qe nuk deshtojne. Dement

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?