TIRANE - Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, u mbajt sot mesha përkujtimore dyzetditore e Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit i cili nda nga jeta më 25 janar 2025.
Gjatë Liturgjisë Hyjnore, Episkopi i Krujës, hirësi Anastasi, lexoi publikisht testamentin e Kryepiskopit të ndjerë, Anastasit në të cilën shkruhet se depozitat financiare i përkasin kishës ortodokse shqiptare. Amanet lë përfundimin e Katedrales 'Ngjallja e Krishtit' si dhe të gjysma tjetër të investohen që këto të përdoren për mbështetjen e pagave të klerikëve dhe zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë.
Për sa i përket pasurisë letrare, Kryepeshkopi ia dorëzoi Bibliotekës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” “Të drejtat e autorit nga shitja e librave t'i depozitohen në Qendrën Ndërortodokse. Testamentin kryepeshkopi Anastas i cili u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare e mbylli duke shkruar se falte të gjithë ata që me dashje e intriga ia kishin bërë të vështirë udhëtimin e tij të cilin që nga 1991 ia kishte përkushtuar ringritjes së shumëvuajtur të kishës së Shqipërisë që e kishte dashur me gjithë shpirt.
Testamenti
"Me hirin e perëndisë nuk kam as pasuri të paluatjshme as të luajtshme. Çdo gjë që kam fituar ndër vite është vënë në shërbim të veprave të dashurisë. Depozitat financiare në emrin tim si kryepeskop i përkasin kishës së Shqipërisë. U lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të investohet në mënyrë të përshatshme duke siguar që të ardhurat nga këto investime të përdoren për mbështetjen e pagave të klerikëve dhe zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë.
Të drejtat e autorit nga shitja e librave të mi lutem të depozitohen në qendrën ndërotodokse Porefthendes
Ekzekutues të këtij testament caktoj kryepiskopin që do më pasojë dhe kryesekretarin e sinodit të shenjtë, mitropolitin e Amantias, Nathanail. Të lartëpërmendurit le të kujdesen që ata pak sende që kam përdorur tu ndahen në shenjë kujtimi bashkëpunëtorëve të mi të përzgjedhur.
Librat e mi të dorëzohen në bibliotekën e Akademisë së katedrales ‘Ngjallja e Krishtit”. Ndërsa disa prej tyre në mënyrë simbolike tu dhurohen mitropolive të tjera. Librat që ndodhen në Athinë tu dhurohen bibliotekës së Qendra Nderortodokse Porefthendes
Në këtë orë të shenjtë të përshëndetjes kërkoj ndjesë atyre që i kam lënduar. Nga thellësia e shpirtit fal të gjithë ata që me dashje, pavetëdije, padrejtësi, intriga e shpifje e bënë udhëtimin tim më të vështirë e më të mundishëm. Me fuqitë e mija të pakta u përpoqa të shërbej në hapjen e horizontit të ortodokseve të sotëm.
Nga 1991 iu përkushtova ringritjes së shumëvuajtur të kishës së Shqipërisë që e desha me gjithë shpirt.
Testamenti u shkrua nga kryepeshkopi Anastas në 1997, u korrigjua në 2008, dhe së fundmi me 2015, ndërsa ekzekutues të këtij testamenti caktoi kryepeshkopin që do e pasojë.
Ceremonia përkujtimore
Për të nderuar kujtimin e Kryepiskopit të ndjerë të Kishës u mblodh një numër i madh klerikësh dhe besimtarësh të Kishës së Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve fetare, arsimore dhe filantropike të Kryepiskopatës, si dhe vizitorë nga jashtë vendit.
Në lutjen e përbashkët morën pjesë, gjithashtu, përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike: Mitropoliti i Prikonezit, hirësi Josifi, dhe Mitropoliti i Filadelfias, hirësi Melitoni.
Më pas, mbajtën fjalën e rastit përfaqësuesi i Patrikanës Ekumenike, Mitropoliti i Prikonezit, hirësi Josifi, Mitropoliti i Korçës dhe Mbikëqyrësi i Fronit Kryepiskopal, hirësi Joani.
Pas shërbesës përkujtimore në Katedrale, u krye shërbesa e përshpirtshme pranë varrit të Kryepiskopit të ndjerë, në kriptën nën Altarin e Shenjtë të Katedrales, dhe më pas u organizua një pritje për besimtarët.
Komente
