TIRANE - Hapet thirrja e dytë për subvencionimin nga shteti të 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.
Ministria e Energjisë dhe Agjencia e Eficencës së Energjisë njoftoi sot hapjen e thirrjes për të gjitha subjektet që shesin panele, që duan të bëhen pjesë e kësaj skeme.
Subjekte duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë.
Më pas më 24 shkurt aplikojnë familjet. Ata që do të aplikojnë për këtë skemë për të vendosur panele diellore, do të paguajnë vetëm 30% të vlerës së paneleve pasi 70% do të subvencionohet nga shteti.
Kjo skemë ndikon në reduktimin e çmimit të faturës së energjisë deri në 20% për familjet që i vendosin dhe i përdorin për ngrohjen e ujit.
Nga thirrja e parë e kësaj skeme në vitin e shkuar përfituan 1981 familje.