Sociale

Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj, Rama: Do të ketë trotuar dhe korsi biçikletash

4 Dhjetor 2024, 11:05| Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 13:58

  • Share

Është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në Facebook.

Rama thekson se i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë trotuar edhe korsi biçikletash.

“Në kantierin e punës në rrugën Shirokë - Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.

Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash”, shkroi Rama.

Ky projekt po zbatohet nga kompania ALB Star, e cila fitoi kontratën 4.7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë me 2 tetor 2025.

Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?