Në fshatin Baldushk, të Tiranës është hapur tregu i gjelave të detit me rastin e festave të fundvitit. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj i bëri thirrje qytetarëve dhe jo vetëm që ta blejnë gjelin në këtë vend si mënyrë për të kontribuar në ekonominë e zonës.
“Kur blen një produkt të prodhuar në fshatin tonë, ke kontribuar në familjen e fshatit tonë. Kjo do të thotë se ke kontribuar, që këta fëmijë të blejnë librat e shkollës, rrobat e tyre, që të ndjekin një kurs pas mësimit, të merren me aktivitete kulturor, ndaj i ftoj të gjithë ta shohin si një mision për të siguruar mirëqenie në këtë komunitet, për të ndihmuar djemtë e vajzat, burrat e gratë, që punojnë tërë jetën dhe tërë vitin me këtë produkt, që është një krenari për Tiranën tonë”, tha Veliaj.
Ai e cilësoi gjelin e detit të Baldushkut, si produkti më i mirë i këtij lloji në Shqipëri e në Ballkan.
“Kjo zonë prodhon 30-50 mijë gjela çdo vit, që përkthehet në 3-5 milionë euro të cilat investohen në këtë javë të vetme të festave të fund vitit, në këtë komunitet. Kjo tokë mund të prodhojë ekonomi, mund të prodhojë mirëqenie dhe fakti që shumë prej fermerëve, që deri dje punonin tokat e grekut e italianit, sot punojnë tokën e tye, rrisin gjelat e tyre, kultivojnë fermën e tyre. Do të thotë se mund të bësh prokopi dhe ekonomi edhe këtu në Shqipëri. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, të gjithë lokalet e Tiranës, të gjithë hotelet e Tiranës, bujtinat, të blejnë gjelat e Baldushkut”, përfundoi Veliaj.
Po gjelat a pinë ilaçe?
PërgjigjuTi mire e ke o lali Eri. Por folu edhe pak fshatareve qe te kultivojne rracen lokale dhe jo te importit. Sepse jane komplet ndryshe. Eshte njelloj si te hash gjel marketi, por qe e blen dyfishin e cmimit.
Përgjigju