Politikë

Hapet ‘Tuneli i Murrizit’, i pranishëm edhe kryeministri Rama: Dibrën e shpëtuam ne! I dhurojnë përkrenaren e Skënderbeut

14 Mars, 15:39| Përditesimi: 16 Mars, 09:41

  • Share

Dibër- Kryeministri Edi Rama mori sot (14 mars) pjesë në hapjen e Tunelit të Murrizit, në 'Rrugën e Arbrit' në Dibër. Dhe për simbolikë ishte zgjedhur pikërisht festa e Ditës së Verës. 

Me hapjen e tunelit pas 6 vitesh punimesh për qarkullimin e mjeteve, udhëtimi nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, do të jetë vetëm 2 orë dhe është i ndërtuar me strukturë hekuri dhe jo guri apo gërmimi. 3,8 km i gjatë dhe me 11 hyrje-dalje emergjence.

Dhjetëra qytetarë kanë pritur kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe institucioneve teksa inaugurohej tuneli i ri, ndërsa në sfond kishte muzikë dhe valle festive.

Teksa përshëndeste të pranishmit në hyrje të tunelit, dëgjoheshin edhe thirrje të tilla si “Mirëseerdhe Skënderbeu i Shqipërisë!”, apo “Ti je më i miri, e mbajte premtimin!”. Nuk munguan as parulla si "Plasi syri i keq!".

Një tjetër detaj pikant ka qenë zënia e rrugës së kryeministrit nga një fëmijë me telefon në dorë, që kërkonte ta filmonte dhe fotografonte live. Kryeministri e mori në krahë dhe e përqafoi, teksa vijoi më tej të përshëndetej me banorët dhe stafin e punonjësve të këtij kantieri. 

“Jemi shumë të lumtur për këtë vepër. Jemi të kënaqur që ky tunel u bë”, shprehet një banore teksa grupi udhëton me autobus drjet sheshit të kantierit për inaugurim.

Kryeministri Rama i përgjigjet:

“Dibra nuk shpëtoi, Dibrën e shpëtuam ne, tani edhe Maqellarë-Peshkopi, mbaron në prill. Nuk besojnë ata, thonë do e lënë se e kanë për zgjedhje”.

Kryeministri shoqërohej edhe nga ministrja e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Ora 16:33
Simbolikë nga Dibra, momenti kur banorët i dhurojnë Ramës përkrenaren e Skënderbeut dhe librin 'Historia e Dibrës' (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në hapjen e Tunelit të Murrizit në Dibër. Gjatë vizitës, disa banorë të zonës i dorëzuan një imitim të përkrenares së Skënderbeut dhe librin “Historia e Dibrës”.

Tuneli është pjesë e Rrugës së Arbrit, që lidh Dibrën me Tiranën. Dhuratat u bënë në kuadër të ceremonisë së organizuar për përurimin e projektit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 15/03/2025 01:38

    Nuk zhgenjen sorra. Sot ashtu si dje dhe pardje pra gjithmone, mire qe vetmburret me parate toma, por si idiot klasik, ne meson se Shqiperia ka ndasi ne “Ne” pra sorra dhe sorraket; dhe “Te tjere” qofshin bufe apo cfardo epiteti qe imorali nxjerr sikur permjerr. Komplet pyke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?