Hapet ura e Tapizës! Balluku: Përfundoi para afatit, në shtator nis puna për urën e Viroit

16 Shkurt 2022, 16:33| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 17:03

  • Share

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ishte e pranishme ditën e sotme në hapjen e urës së Tapizë për qarkullimin e automjeteve, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

Balluku u shpreh se kësaj ure radhën e ka ura e Viroit, e cila përmbytet shpesh për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drino.

“Ia dolëm të dorëzojmë edhe një punë tjetër të rëndësishme para afatit. Që qytetarët të kenë mundësinë për të kaluar në rrugë cilësore. Tani me planin e madh për të vazhduar me rikonstruksionin e urave ekzistuese të cilësuara me më shumë rrezik. Ura e Viroit lidh një aks kombëtar dhe për shkak të prurjeve të Drinos shpesh herë përmbytet. I kemi dhënë prioritet asaj ure. Jo vetëm urat që kanë probleme por edhe ato ura që i shërbejnë akseve kryesore kombëtare janë ndërtuar në një kohë të shpejtë. Kemi pasur si kriter jo vetëm sigurinë por shërbimin që ato kryejnë", tha Balluku.


Lajmi kryesor:

U dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, përfundojnë punimet, hapet ura e Tapizës! Balluku: Përfundoi para afatit, në shtator nis puna për urën e Viroit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?