Hapet zyrtarisht gara për Tunelin e  Llogarasë! 155 mln euro për ndërtimin e saj, përfundon për 3 vite

14 Dhjetor 2020, 18:04| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 18:15

  • Share

Është hapur zyrtarisht tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Projekti infrastrukturor do të financohet nga buxheti i shtetit, 155.6 milionë euro. Hapja e garës ndërkombëtare u njoftua më datë 12 dhjetor nga vetë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Kriteret teknike dhe të gjitha detajet e vendosura në dokumentet e tenderit janë bërë mbi bazën e projektit të detajuar inxhinierik nga kompania austriake IC Consulting, e cila fitoi tenderin për projektimin e tunelit.

Të gjitha kompanitë e interesuara dhe që kanë një eksperiencë afatgjatë në ndërtime të kësaj natyre kanë mundësinë që të dorëzojnë pranë Ministrisë së Infrastrukturës ofertën e tyre deri më 2 shkurt të vitit 2021. Më pas të gjitha ofertat do të verifikohen dhe analizohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave që do të shpallë edhe ofertën ekonomike më të favorshme.

Pas nënshkrimit të kontratës kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë në kohë tunelin i cili është premtuar që do të jetë i kalueshëm në 2024, ndërsa punimet për këtë projekt infrastrukturor pritet të nisin në prill 2021.   

Në dokumentet e tenderit është vendosur edhe sigurimi i kontratës, dhe kompania fituese fillimisht duhet të dorëzojë me shkrim 10% të vlerës totale të ofertës në mënyrë që të garantohet ekzekutimi i punimeve dhe detyrimeve të tjera kontraktuale.

Tuneli i Llogarasë do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogaras. Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 15/12/2020 10:50

    O redu akoma se ke kuptu pse po bohet tuneli//sja shit vilat e resorteve te ketyne pranadaj ,tashti rruga im jep zhvillim dhe fillojne shitjet e ketyre vilave dhe atyre qe do behen

    Përgjigju
  • tosi: 14/12/2020 21:19

    Shume shpejt Tabakhonja e Tirones , syneperka e shqupit do hedhe helmin e radhes mbi kete projekt gjigand te Edi Rames

    Përgjigju
  • Qytetar: 14/12/2020 19:53

    ...i pa nevojshëm totalisht

    Përgjigju
  • redu: 14/12/2020 18:36

    Nuk e kuptoj llogjiken e Rames dhe keshilltareve te tij per investinet.Kush eshte me i rendesishem aeroporti i Vlores apo tuneli Llogarase? Cdo investim ka nje studim ekonomik.Behet me buxhetin e shtetit tuneli qe shume mire mund te ipej me koncension meqe kjo qeveri cdo investim e ndan me peivatet ) dhe aeroporti i Vlores behej me 100 milon dollar me buxhet te shtetit, ku dhe fitimet ne arken e shtetit do ishin me te medha.Do shihni qe shumica e mjeteve do dalin ne rrugen egzistyese dhe nje pakice me tunel,kurse aeroprti i Vlores do kete numer absolut pasagjetesh qe dhe nga Rinasi nuk do kalojne.Tirabe Vlore behet oer 2 ore dhe leverdia me cmimet me te lira do jete me e madhe.Leku kur abuzohet shkon kot dhe pa efekt ekonomik.E gezofshit tunelin se ajo ka mbet per shqiptaretxqe kerkojne nikoqirllek te lekut.Turp

    Përgjigju
  • Bes: 14/12/2020 18:29

    Pse mbaroi tyneli Kardhiq-Delvine qe fillua punimet per tynelin e llogaras?? Kjo eshte prova me flagrante qe qeveria fondet publike i ve ne funksion te oligarkis. Si ka mundesi qe nje veper e nisur ne 2009 ngeli e pa perfunduar per 1km tynel ku jane harxhuar miliona euro taksa per ta perfunduar vepra dhe ka ngel per nje tynel 1km degradimi i vepers eshte i natyshem se ska mirmbajtje dhe ato miliona euro qe jane hedhur shkojn per lesh nga amortizimi. Ore si ka mundesi jeni kaq shpirt kazem. Nuk u ndertua rezorti Kakomes e lat vepren pa mbaruar per 1km. Doli oligatku ne cep te llogaras direkt tynel me taksat e shqiptarve. Tju quash qeveri barbare eshte pak qeveri fashiste prap pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?