Hapi i fundit drejt bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese/ KED diskuton nesër 2 emrat për anëtarin e 6-të, vakancë e Presidentit

21 Dhjetor 2020, 16:18| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 18:59

  • Share

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të diskutojë nesër dhe më pas të dërgojë emrat në Presidencë për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një njoftimi sot për mediat KED bën me dije se nesër pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës. Kandidatët me të cilët do të bëhet intervista janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo. Nesër KED bën vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen për kandidatët e lejuar, miratimi i listës përfundimtare të renditjes si dhe i raportit përkatës.

KED po vepron me shpejtësi falë presionit të vazhdueshëm të ambasadorëve të SHBA, Yuri Kim dhe të BE-së Luigi Soreca, të cilët kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda datës 30 dhjetor 2020, si një nga kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-Bruksel, për nisin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas vendimmarrjes përfundimtare të KED presioni do të bie me Metën, për të vepruar sa më shpejt. Plotësimi i vakancës së shpallur nga Meta është vendimtare për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi do të bënte këtë gjykatë me 6 anëtarë, të mjaftueshëm për të shqyrtuar çështje dhe për të marrë vendime.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë votoi 4 ditë më parë me 96 vota pro, Altin Binajn si anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë!

Me votimin e Binajt, Gjykata Kushtetuese u bë me 5 anëtarë, bashkë me Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Nëse Presidenti i Republikës miraton një prej kandidatëve që i shkojnë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, atëherë Shqipëria arrin objektivin e rëndësishme për ta bërë më në fund funksionale Gjykatën Kushtetuese brenda datës 31 dhjetorit. Kushtetuesja duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet pas plotësimit të Gjykatës së Lartë, e cila edhe ajo nuk është funksionale.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 21/12/2020 17:12

    I lutemi redaksise te bej kujdes dhe te marre te gjitha Masate e nevojshme Shendetsore gjate tere kesaj kohe se mos na ndodh ndonje e papritur ne tensionin arterial te shokut ilirmeta e shoqesmonadesdemona duke mos lene pastore shokunsali dhe shefinrilindas.....Ka shume mundesi qe kesaj rradhe rrufeja te bjere hale mender te tereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?