Foto nga tërmeti

Kronikë

U arrestua pasi hapi llogari në emër të Edi Ramës, Arjan Meli: Doja të ndihmoja banorët e prekur nga tërmeti

2 Dhjetor 2019, 11:59| Përditesimi: 2 Dhjetor 2019, 12:15

  • Share

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Arjan Melin, i cili krijoi llogari të falsifikuar në emrin e kryeministrit Rama.

Avokati ka kërkuar masë më të butë me argumentin se është i sëmurë, por  kërkesa nuk është pranuar nga prokuroria dhe as nga gjykata.do do të akuzohet per dy vepra penale “mashtrim kompjuterik “dhe “fallsikim kompjuterik”.

Në gjykatë Meli është shprehur se i kishte hapur llogaritë me qellimin e mirë që të mbledhë para për të dërguar tek personat e prekur nga termeti.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Meli ka kapur një llogari në euro pranë një banke të nivelit të dytë në Lezhë.

 Kjo llogari është hapur në emër të 30-veçarit Meli dhe në të janë depozituar vetëm 5 euro nga vetë i arrestuari.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?