Hapi shampanjën për të festuar fitoren në Itali, çiklisti përfundon në spital, ja çfarë ndodhi (VIDEO)

18 Maj 2022, 16:05| Përditesimi: 18 Maj 2022, 16:08

  • Share

ITALI- Benjamin Girmay u bë çiklisti i parë afrikan që fitoi një garë Grand Tour në Itali, por fatkeqësisht përfundoi në spital. Jo, ai nuk u lëndua gjatë ndeshjes, por gjatë festimeve të fitores së tij.

Ndërkohë që po shijonte fitoren e tij mbi podium, sportisti u përpoq të hapte një shishe shampanjë, por gjërat nuk shkuan siç i planifikoi...Tapa e shampanjës e goditi te syri i majtë, duke bërë që i riu të përfundonte në spital.

Ai kaloi disa orë në një spital lokal përpara se të kthehej në hotelin e tij për të festuar me ekipin Intermarche-Ëanty-Gobert Materiaux.

“Tani jam i lumtur, incidenti me tapën e shampanjës mori fund.”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 18/05/2022 16:30

    Gran Tour Itali????!!!!!! Çiklistët bëjnë ndeshje apo gara??? Mor t'a qifsha nderin e motres!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?