Hapja e 4 kapitujve të tjerë me BE, Prroni për Report TV: E mundur që dhe grupkapitulli i fundit të hapet brenda vitit! Sinjal pozitiv, por s'do të thotë shumë

17 Shtator, 08:51| Përditesimi: 17 Shtator, 09:57

  • Share

Një ditë më parë, Shqipëria hapi 4 kapituj të tjerë që i përkasin “Agjendës së Gjelbër”, duke hapur 4 nga 5 grupkapitujt të negociatave. Daniel Prroni, hulumtues nga IDN, tha se me këtë ritëm, është i mundur edhe objektivi që të hapim brenda këtij viti edhe grupkapitullin e fundit ‘Bujqësia dhe Kohezioni’.

“Me hapjen e djeshme, kemi hapur 28 prej 33 kapitujve të negociatave në një periudhë prej 11 muajsh. Nëse e krahasojmë vetëm kohën me shtetet e tjera të rajonit është periudhë e shpejtë. Por edhe kjo ka arsyet e veta dhe ka ndodhur për shkak të ndryshimit të metodologjisë apo mënyrën se si komisioni nga punuar me ne apo me vendet e tjera. Psh me Serbinë apo me Malin e Zi, do duhej të plotësoheshin disa kushte paraprake që të hapeshin kapitujt. Në rastin e Shqipërisë, për shkak të përshpejtimit të procesit, nuk ka pasur kushte paraprake.

Fillimin e kishim më të shpejtë por gjatë rrugës do të duhet ta kalojmë përmes të njëjtave kërkesave dhe vlerësim. Për këtë 4 kapituj, për të patur një ide se ku qëndrojmë me to, shohim se përveçse atij për energjinë kur kemi nivel të mirë progresi dhe përgatitje. Në të tjerët, progresi ka qenë i kufizuar dhe përgatitja jonë është nën mesatare për këto kapituj.”, u shpreh Proni.

Në një intervistë për Report TV, ai tha se ka një dakordësi politike për të ecur me ritme të shpejta nga të dyja palët, por shtoi se pas hapjes së të gjithë kapitujve, do të duhet shumë punë për t’i përmbyllur.

“Mesa duket paska dakordësi politike për të ecur me ritme të shpetja nga të dya palët, të paktën për hapjen e kapitujve, që sipas metodologjisë së re nuk merr shumë punë. Pjesa teknike është lënë për një moment të mëvonshëm. Edhe hapja e grupkapitullit të fundit nuk ka pengesë. Përveç një sinjali të mirë, hapja e kapitujve nuk thotë shumë”, shtoi ai.

Më tej, ai tha se përmirësimi dhe hovi më i madh i progresit është kur një vend i caktuar futet në BE.

Deri tani, Shqipëria ka çelur 5 nga 6 grupkapituj: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse, "Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?