Pavarësisht se se nga data 1 tetor do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve apo restoranteve, muzika duket se do të jetë sërish e ndaluar pas orës 20:00.
Epidemiologu pranë IShP-së, Artan Simaku në një intervistë për Report Tv shprehet se kjo nuk është e mundur akoma me situatën që jemi pasi rrit më shumë shanset e infektimit.
"Nuk parashikohet ndonjë ndikim i madh. Janë hartuar protokolle të posaçme për këto subjekte. Janë të pajisur të gjitha subjektet. Nëse respektohen, atëherë do të kemi raste të ulëta. Është një lehtësim i bizneseve që kanë qenë të mbyllura prej kohësh. Ne nuk infektohemi nga veshët por kjo ka ardhur si pasojë se në këto lokale rritet shumë numri i personave dhe kontaktet e afërta nga kërcimi. Jo prej muzikës por sepse rritet numri i kontakteve. Tani për tani kjo nuk është e mundur në këtë fazë" - tha epidemiologu.
Ndër të tjera, Simaku tha se situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme dhe se ky trend do të vijojë dhe në javën në vazhdim.
"Situata aktualisht është e qëndrueshme, por ka luhatje të vogla. Nuk parashikohet të kemi trend rritës në ditët në vijim. Hetimi dhe gjurmimi i kontakteve është kryer që në fazën e hapjes graduale. Vijon dhe në ditët e sotme madje duke u përforëcuar me skuadra në terren. Çështja e testimit ka qenë e debatueshme. Nuk është ndërprerë asnjë ditë që nga fillimi i pandemisë. Javët e fundit është rritur shumë kapaciteti testues. Testimi është kryer sipas standarteve të OBSh-së" - tha Simaku.
SHANSI I INFEKTIMIT NE KLUBET E NATES ESHTE 100 HERE ME I VOGEL SE INFEKTIMI NEPER SHKOLLA, NE RRADHAT E PASAPORTAVE TE DREJTORIA TIRANES, TEK TEGU APO TOPTANI APO NEPER RESTORANTE MARKETE DHE LOKALE PA MUZIKE. ESHTE VETEM MANIA DHE TENDENCA E CA NJEREZVE CA QEVERITAREVE DHE CA MEDIAVE PER TI BERE KEQ KETYRE BIZNESEVE QE PAGUAJNE TAKSAT
PërgjigjuSpaske kuptu hic asigjo, kto po thon qe ai 19 cohet nga gjumi mas ores 20:00 pranaj bohet kjo mylje