Deputetja demokrate Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se hapja e bazës ushtarake në Kuçovë është dëshmi e rëndësisë strategjike të Shqipërisë dhe rolit të vendit tonë në Aleancë Veri-Atlantike.
‘Sot shënjojmë një ditë të rëndësishme për Shqipërinë ndërsa festojmë 15 vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO me hapjen e bazës ushtarake në Kuçovë. Një dëshmi e hapit të rëndësishëm historik të ndërmarrë 15 vite më parë që shënjoi një herë e mirë ndryshimin gjesotrategjik të NATO-s me anëtarësimin e vendit tonë por edhe forcimin e sigurisë sonë kombëtare, lirisë dhe demoracisë.
Inagurimi i bazës së NATO në Kuçovë është një dëshmi e rëndësisë strategjike të Shqipërisë dhe rolit tonë në këtë aleancë. Një hap i rëndësishëm për forcimin e aleancës sonë në një kohë të vështirë që po kalon bota me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatën në Lindjen e Mesme. Një simbol i besimit që partnerët strategjikë si SHBA kanë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Por ky nuk duhet të jetë thjesht një hap krenarie dhe të mbyllet me kaq. Detyra jonë mbetet për të përmbushur dhe për të forcuar edhe më shumë sigurinë kombëtare dhe atë kibernetike duke ndryshuar qasjen tonë ndaj forcave të armatosura. Besimi që NATO na ka dhënë duhet shpërblyer në investime reale dhe mirë funksionimin e forcave tona të armatosura duke rritur eficencën tonë në fushën e sigurisë ushtarake dhe jo vetëm.
Në të vërtetë duhet të jetë një moment jo vetëm festimi por njëkohësisht edhe ripohimi të angazhimit tonë për të kontribuar pozitivisht në sigurinë tonë dhe vlerat demokratike që janë aq shumë të rëndësishme për Aleancën e NATO. Qartësisht beteja që po zhvillohet në Ukrainë është ajo mes një demokracie dhe një autokracie!’- shprehet Tabaku.
Lajmi kryesor:
NATO bazë ajrore në Kuçovë, reagon Opozita: Historike! Deputeti i Rithemelimit: U ftuam në Kuçovë, na lanë pa vend
M.Q.//ReportTv.al