Prefekti i qarkut të Fierit Baki Bala ka zhvilluar një takim me inspektoratet e shëndetit publik të punës, AKU-në, policinë e shtetit, strukturat e tatim taksave dhe bizneset që paraqesin risk te lart në punë.
"Në kuadër të masave të marra nga qeveria shqiptare për krijimin e task forcave, për lehtësimin e masave në nivel qarku, ne jemi në konkludimin e këtij objektivi. Objektivi dhe qëllimi i task forcës është se këto masa lehtësuese që janë marrë këtë javë, kryesisht për bizneset, nëpërmjet task forcave të japim atë mesazh që jo të shkelen masat por të mbajmë në kontrroll këtë veprimtari të bizneseve për të zbatur të gjitha masat për COVID-19
Ka dy qëllimi kryesore task forca. E para strukturat shtetërore nuk duhet të bëhen te bezdisura për biznesin. Ne duhet të shkojmë në mënyrë institucionale, me frymë bashkëpunuese, për të respektuar këtë masa. Në këtë mënyrë e bëjmë më mirë edhe punën. Kjo është në të mirë të qytetarëve dhe të bizneseve.
Për masat administrative. Ne gjatë kësaj jave ne do të punojmë jo me masat, por me frymën e bashkëpunimin. Natyrisht më pas do të zbatojmë kërkesat ligjore që janë përcaktuar për bizneset,"-shprehet prefekti i qarkut të Fierit Baki Bala.
Bala ka ngarkuar policinë e shtetit dhe drejtorinë e transportit të kontrollojnë taksitë dhe çdo automjet që ka të bëjë me transportin publik.
Komente
