Taulant Balla

Politikë

Hapja e dosjes së 21 Janarit, Balla: Drejtësia e re duhet t’i shkojë deri në fund me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve

27 Maj 2021, 22:55| Përditesimi: 27 Maj 2021, 22:58

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Parstisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të SPAK për rinisjen e hetimeve të vrasjes së Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011. 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla deklaron se krimi shtetëror i 21 Janarit, ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron.

Sipas Ballës, Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve.

"Krimi shtetëror i 21 Janarit ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve”, shkruan Balla.

Komento

Komente

  • fteri: 28/05/2021 05:35

    Shqipëria nuk kishte kryeministër por një tradhtar rrethuar me njerëz qen të kanunit e të ligjit ( SHIK -ut -Gazidedes që ja bëri xhëmën vendit.) me një ushtri spiunësh shpërnadrë nga Saranda në Tropojë ,Saliu i shpërndau si morrat zezë që ndiqnin e përgjonin çdo qytetar nëpër ballkone e prapa dyerve të shtëpive kundërshtarët e Kusarit të pasurive të shtetit S.Berisha .Ai siç zhduku trupin e të ndjerit Rremzi Hoxha ,nxori nga varret në terrin e natës eshtrat e herojve e dëshmorve të atdheut ,mes tyre dhe trupin e Enver Hoxhës.Kjo patorpësi nuk ishte kanunore ,por të paktën të ishte humanitare moderne ,mbi të gjitha kombëtare ,ky njeri i ka ra më qafë popullit ,meriton një ndëshkim ekzempalar.Ndarja me krimet e Sali Berishës ,Ilir Metës është guri provës qeverisë SOTME dhe pasqyra e qeverisë sotme moderne demokratike ligjore aktuale ,jo Kryeministri e parlamenti heshtin ose tu rrahin krahët kriminelit të thonë se të ka dënuar amerika ,kjo është skandaloze,sepse ka vra e zhdukur jetë njerzish jo çevri demokratike ,por çetë të hurit e litarit të gestapos Gazidede të urdhëruar nga mbreti krimit Sali Ram Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?